×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshime për raste të reja me Coronavirus në Kamenicë, pritet t’iu bëhen testet

    FrontOnline
    21 Prill 2020

    Virusi Corona tashmë në Kosovë ka marrë jetën e 16 personave, raporton Front Online.

    Sot, në orët e hershme të mëngjesit është shënuar edhe viktima e fundit, një grua shtatzënë 40 vjeçe.

    Ndërkaq, numri i të shëruarve në Kosovë ka arritur në 123.

    Të infektuarit me Coronavirus, janë nga komunat e ndryshme të Kosovë, e 26 prej tyre janë nga komuna e Kamenicës.

    Në një prononcim për portalin Front Online, nënkryetari i kësaj komune, Faton Jakupi, tha se në këtë komunë janë disa persona të dyshuar të cilët janë në vetizolim.

    Ai tha se personave të dyshuar do t’iu bëhet testi për të vërtetuar nëse janë të prekur me Coronavirus.

    “Po kemi hulumtuar kontaktet dhe ka akoma persona të dyshuar të cilët janë në vetizolim dhe presim qe t’iu bëhen testet”, deklaroi ai.

    Jakupi tregoi edhe për gjendjen shëndetësore të 26 të infektuarve të cilët vijnë nga kjo komunë.

    Ai tha se të infektuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore, ku tre prej tyre po trajtohen në Klinikën Infektive.

    “Gjendja shëndetësore është e mirë, nuk kanë ndonjë shqetësim. Në Klinikën  Infektive po trajtohen tre persona, ndërsa tre të tjerë janë shëruar”, tha ai për Front Online.

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.