
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike mbrëmë ka konfirmuar edhe 51 raste të reja me virusin COVID-19. Kësisoj numri i të prekurve nga ky virus në Kosovë ka arritur në 561, raporton “Front Online”.
Numër i madh është edhe tek rastet e dyshuara të kontaktit. Sipas IKSHPK-së janë gjithsej 6 mijë e 123 raste që janë nën mbikëqyrje të këtij institucioni shëndetësorë, e që cilësohen si raste kontakti.
“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 6.123 kontakte të rasteve”, ka njoftuat të dielën mbrëma IKSHPK-ja. /Front Online