×
  • Lajme
  • Lajme

    “Precedent i rrezikshëm nëse Kushtetuesja lejon formimin e Qeverisë pa partinë e parë”

    FrontOnline
    19 Prill 2020

    Precedent të rrezikshëm e ka quajtur sociologu Besnik Pula mundësinë e konfirmimit nga Kushtetuesja të tentimit të PDK-së dhe LDK-së për imponimin e një leximi tjetër të Kushtetutës, sipas të cilit do të lejohej që pas votës së mosbesimit, Qeveria të formohet pa partinë e parë.

    “Nëse ky lexim, tashmë i ri, lejohet dhe eventualisht konfirmohet nga Gjykata Kushtetuese, atëherë jo vetëm që kemi dy lexime kontradiktore të Kushtetutës, si në tekst, ashtu edhe në frymë, por edhe krijimin e një precedenti tepër të rrezikshëm”, shkruan Pula në Facebook.Pula, e ka elaboruar këtë vlerësim të tijin. Sipas tij, me këtë praktikë të re, fuqia kryesore politike në Kosovë nuk është më partia e parë, por edhe partia e dytë, atëherë kur partia e parë nuk e ka shumicën absolute.

    “Sepse detyrimi për përfshirjen e partisë së parë në qeveri vlen vetëm për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve. Pra, pas një vote formale për krijimin e qeverisë, partia e dytë tashmë ka gjithmonë shkas të bashkohet me opozitën që të votojë kundër qeverisë së saj për të krijuar pastaj, sipas një procedure tjetër të kushtetutës, një qeveri të re ku ajo udhëheq”, shkruan ai.Pula sqaron se “partia e dytë, cilado qoftë ajo, tashmë e di që votimi kundër qeverisë ku ajo është partnere nuk është votë për humbje të pushtetit, por për avancim në parti qeverisëse”.
    “Pse atëherë të mbetësh partneri junior i cilësdo parti të parë, kur tashmë e ke të etabluar procedurën kushtetuese që partinë e parë, pas një vote të parë formale, pas një vote të dytë ta çosh përnjëherë në opozitë?”, pyetet ai.

    Pula e quan këtë gjë “nonsens juridik, meqë përfshirja e partisë së parë në qeveri tashmë qenka vetëm formalitet procedural, por edhe precedent që e bën çdo koalicion të paqendrueshëm dhe rrjedhimisht formulë për jostabilitet të përhershëm institucional”.Ai po ashtu rikujton se “gjatë krizës politike të vitit 2014, me formimim e koalicionit paszgjedhor LANV kundër PDK-së, juristët e PDK-së argumentonin fuqishëm se Kushtetuta e Kosovës, respektivisht neni 95, nuk lejon formimin e qeverisë pa pjesëmarrjen e partisë që në zgjedhje ka dalë e para”.Pula ka treguar se edhe vetë asokohe e kishte kundështuar këtë interpretim, “nga fakti se me këtë lexim kushtetuta bllokon formimin e vullnetit demokratik në Kuvend dhe sundimin e shumicës”.Megjithatë, Kushtetuta kishte vendosur sipas leximit të PDK-së dhe kjo ka qenë që nga ajo kohë formulë qeverisëse në Kosovë.“Unë akoma mendoj se kjo qasje është gabim, por një ndryshim i kësaj tashmë qartazi kërkon amandamentim të kushtetutës”, shkruan ai.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.