
Kryeministri në largim, Albin Kurti është duke u kritikuar për qeverisjen e tij me shtetin e Kosovës. Së fundi ai është duke marr një mal me kritika për donacionin me 1000 teste nga Serbia.
Ky veprim i qeverisë Kurti u kritikua edhe zyrtarja e lartë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Melihate Tërmkolli.
Tërmkolli, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, e ka quajtur të gjithëdijshëm që nuk di asgjë.
“I “gjithëdijshmi” që “nuk di” asgjë! Përderisa ia mbylli derën Amerikës, ia ka hapë portat e mëdha Serbisë e Rusisë! Kjo është politika kombëtare strategjike e Albin Kurtit! Pyetja dhe shqetësimi më normal që shtrohet në këtë rast është se: A po vëhen në zbatim Planet Ruse-serbe në Kosovë, me Albinin Kryeministër në detyrë, nën maskën e “ndihmës” për COVID’19 ?!”, ka shkruar Tërmkolli.
Tutje, zyrtarja e LDK-së ka thënë se dikush duhet të dijë cfarë po ndodh sepse kryeministri Kurti nuk di asgjë.
“Mbase dikush duhet të dijë ç‘farë po ndodhë në vendin tonë sepse Kryeministri në detyrë, z. Albin Kurti po deklaron se “nuk di” asgjë! Kjo nuk është lojë!”, ka përfunduar Tërmkolli.