×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Ankesë për parregullsi në tenderin për punimin e shtatores së Ibrahim Rugovës

    FrontOnline
    12 Shkurt 2020

    Tenderi i shpallur në vlerë prej 120 mijë euro nga Komuna e Istogut për punimin e shtatores së presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, në vendlindjen e tij (Istog), po përcillet me ankesa për parregullsi dhe favorizime të një operatori të caktuar ekonomik, raporton portali “Front Online”.

    Në seancën e së mërkurës (sot) të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), përfaqësuesi i kompanisë private “P.M.N”, Zenun Tolaj, ka deklaruar se  në dosjen e tenderit kanë hasur në shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik, pasi që, siç ka thënë ai, këtë e ka konstatuar edhe eksperti shqyrtues i OSHP-së, Ilaz Papaj, i cili ka propozuar që ankesa të pranohet dhe lënda të kthehet në ri-vlerësim.

    Në anën tjetër, Zize Bujupaj nga Komuna e Istogut, ka thënë se nuk pajtohen me arsyetimin e ekspertit shqyrtues, pasi që, sipas saj, konkursi i projektimit dallon nga procedurat tjera të prokurimit.

    Ajo ka shtuar se ky aktivitet i prokurimit është vlerësuar nga një juri profesionale dhe vendimi i kësaj të fundit  është që kompania “Albana Muriqi BI” të shpallet fituese.

    Ndërsa eksperti shqyrtues Ilaz Papaj ka thënë se pretendimet e operatorit ankues qëndrojnë.

    “Operatori i shpallur fitues nuk i ka dorëzuar 3 kontrata dhe referenca, siç është kërkuar në dosje të tenderit. Kontratat dhe referencat e operatorit ekonomik, Albana Muriqi BI nuk janë të operatorit ekonomik, por janë të individit Gëzim Muriqi. Poashtu nuk janë dorëzuar deklaratat në vlerë prej 150 mijë euro,por operatori fitues ka dorëzuar një deklaratë për vitin 2018 në vlerë prej 144 mijë euro, ndërsa për vitet 2017, 2019 nuk ka pasur kontrata”, ka thënë Papaj, duke shtuar se për këto shkelje Komuna e Istogur ka thënë se këto janë devijime të vogla, por, sipas tij, për këto devijime janë shpallur të papërgjegjshëm dy operatorë ekonomik, raporton “Front Online”.

    Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do t’u mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurimit.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Maj 2025
    Komuna e Rahovecit e cila drejtohet nga Smajl Latifi përmes një vendimi ka anuluar tenderin për furnizim me ushqim për pacientet e...
    Lajme21 Maj 2025
    Komuna e Rahovecit e cila drejtohet nga Smajl Latifi, pasi ka zgjedhur Operatorin Ekonomik për furnizim me pije dhe ushqim për pacientet...
    Lajme02 Maj 2025
    Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) përmes një vendimi ka gjobitur komunën e Gjakovës me 10 mijë euro, si dhe është kërkuar revokim...
    Të tjera
    Sport13 Korrik 2025
    Chelsea po avancon me rezultat të thellë 3-0 pas pjesës së parë ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Më 2 korrik 1990, mbi 5 mijë shqiptarë sfiduan një nga regjimet më të egra të Europës Lindore, duke hyrë në ambasadat...
    Lajme13 Korrik 2025
    Edhe pse Komuna e Gjakovës ka ndërtuar rreth 4 mijë metra kanale për ujitje në katër vjetët e fundit, fermerët e disa...
    Lajme13 Korrik 2025
    Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të komunës së Shtimes, ku një...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka treguar se jeton në një shtëpi të ndërtuar 53 vjet më parë edhe pse ka qenë...
    Lajme13 Korrik 2025
    Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Brendan Hanrahan është takuar edhe me udhëheqësit e Listës Serbe. Delegacioini i Listës Serbe është...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.