×
  • Lajme
  • Tenderët
  • Lajme

    Ja aneks kontratat mbi 4 milionëshe për autostradën e Gjilanit (dokument)

    FrontOnline
    31 Janar 2020

    Janë katër aneks kontrata me vlerë prej rreth 5 milionë eurosh, të cilat Ministria e Infrastrukturës (MI) i ka nënshkruar me katër kompanitë të cilat janë të kontraktuara për ndërtimin e autostradës së Gjilanit. Lëvizja ‘Fol’ ka akuzuar Ministrinë e Infrastrukturës se në mënyrë joligjore ka nënshkruar katër aneks-kontrata me operatorë ekonomikë në vlerë mbi 4 milionë euro për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, ndërsa i ka bërë thirrje edhe Prokurorisë Speciale që të fillojë hetimet lidhur me projektin.

     

     

     

    “Front Online” ka arritur të siguroj të gjitha aneks kontratat e nënshkruara e në të cilat parashihet të kryhen punë të cilat është dashur të parashikohen me kohë.
    Në një konferencë për media, koordinatori i projektit nga Lëvizja ‘Fol’ Elbasan Racaj tha se aneks-kontratat janë nënshkruar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.
    Sipas tij, kjo autostradë e paparaparë me plan financiar, e cila që nga fillimi është përcjellë me shumë parregullsi, po i kushton buxhetit të Kosovës mbi 88 milionë euro.

     

     

     


    “Lëvizja ‘Fol’ e ka bërë monitorimin e të gjithë procesit të ndërtimit të auto-udhës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, e cila që nga fillimi është përcjellë me shumë parregullsi dhe i cili buxhetit të Kosovës i ka kushtuar mbi 88 milionë euro. Nga monitorimi që ka bërë Lëvizja ‘Fol’ kemi hasur në 4 aneks-kontrata që Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar me 4 operatorë ekonomikë, të cilët ishin ndër fituesit e tenderit për ndërtimin e 22 kilometrave të kësaj auto-udhe. Gjatë vitit 2019, kjo auto-udhë e paplanifikuar financiarisht pra e paparaparë me plan të prokurimit për vitin 2018, po i kushton buxhetit të shtetit 93 milionë euro.

     

     

     

     

    Nga kontratat përmes procedurës me negocim pa publikim për njoftim të kontratës kanë nënshkruar aneks-kontrata ‘Graniti’ mbi 1. 8 milion, kompania ‘Eskavatori’ mbi 1 milion e 700 mijë euro, ‘Gjoka konstrucion’ 438 mijë euro dhe ‘Al Trade Holding’ me shumën pr ej 372 mijë euro. Ajo që është shqetësuese është që tri nga këto aneks-kontrata janë nënshkruar pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj”, tha Racaj.

    Lëvizja ‘Fol’ kërkon nga Ministria e Infrastrukturës të sqarojë se në çfarë baze i ka nënshkruar këto aneks-kontrata, teksa i bën thirrje edhe Prokurorisë që të fillojë hetimet lidhur me projektin.

     

     

    “Andaj ne si Lëvizje ‘Fol’ kërkojmë nga Ministria e Infrastrukturës si autoritet kontraktues të sqarojë se në çfarë baze të vlerësimit ka nënshkruar këto aneks- kontrata me operatorët ekonomikë të lartpërmendur, kur mungon ky plan i menaxhimit të kontratës. Punët dhe shërbimet shtesë përmes këtyre aneks- kontratave i kanë kushtuar buxhetit të shtetit tashmë plus 4 milionë e 397 mijë euro. Ne në këtë rast kërkojmë nga Prokuroria Speciale të tregojë se në çfarë pike kanë arritur hetimet në ndërtimin e auto udhës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë. Gjithashtu, ‘Fol’ mirëpret pezullimin e tenderit prej 110 milionë euro për vazhdimin e ndërtimit të kësaj auto udhe në një kohë kur vendi ende nuk ka buxhet të miratuar për këtë vit dhe nuk kemi mjete për vazhdimin e kësaj auto udhe”, u shpreh ai. / Front Online /

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.