×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i Komunës së Gjakovës arrestohet në Durrës me 80 kilogramë kanabis

    FrontOnline
    24 Gusht 2026

    Një zyrtar i Komunës së Gjakovës, e cila udhëhiqet nga kryetari Ardian Gjini, është arrestuar në Shqipëri nën dyshimin për trafikim të rreth 80 kilogramëve kanabis.

    Bëhet fjalë për 40-vjeçarin Besfort Jaka, i cili është njëri prej tre shtetasve të Kosovës të arrestuar në kuadër të operacionit policor “Anchor”, të zhvilluar në Durrës.

    Policia shqiptare njoftoi se në Portin e Durrësit janë sekuestruar 127 pako me kanabis të llojit “Gelato”, me përmbajtje të lartë THC dhe me peshë totale rreth 80 kilogramë.

    Vlera e drogës në treg, sipas autoriteteve, përllogaritet në rreth 1 milion euro.

    Sipas raportimeve, Jaka është zyrtar i Komunës së Gjakovës, i cili punon në kuadër të zyrës për buxhet.

    Nga kërkimet në “Facebook”, shihet se është përkrahës i flaktë i kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini.

    Emri i Jakës është i njohur edhe në politikën lokale të Gjakovës.

    Dokumentet zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se ai ka qenë kandidat i PDK-së për Kuvendin Komunal të Gjakovës në zgjedhjet lokale të vitit 2009 dhe 2013. Në vitin 2009 kishte marrë 60 vota, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2013 kishte marrë 220 vota.

    Po ashtu, në vitin 2013, Jaka ishte prezantuar publikisht si përfaqësues i Forumit Rinor të PDK-së në Gjakovë.

    Në vitin 2019, emri i tij figuron edhe në listën e kandidatëve për Këshillin Drejtues të PDK-së në Gjakovë, ku kishte marrë 69 vota.

    Gazeta Insajderi në shkrimin e tyre thotë se ka tentuar të marrë një deklaratë, përveçse përmes email-adreses edhe përmes telefonit nga kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, mirëpo deri në publikimin e këtij shkrimi ai nuk ka kthyer përgjigje.

    Nga zyra e nënkryetarit të Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj, është thënë se nuk janë përgjegjës për të folur për këtë çështje.

    “Unë nuk jam përgjegjës të flas për këtë pjesë, meqenëse keni përcjellë pyetjet. Mundësinë e parë do t’ju përgjigjen”, është thënë nga zyra e nënkryetarit Fetahaj.

    Megjithatë, deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, Insajderi nuk ka pranuar përgjigje nga Komuna e Gjakovës.

    Theksojmë se përveç Jakës, në pranga kanë përfunduar edhe Taulant Duraku, 32 vjeç, dhe Luan Gashi, 26 vjeç, të tre shtetas të Kosovës.

    Dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

    Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe tri automjete, pesë telefona celularë dhe rreth 11 mijë euro para të gatshme.

    Tre të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

    Nga Rubrika
    Lajme 24 Gusht 2026
    Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila akuzoi të...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Ushtruesja e dëtyrës së presidentes Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me vrasjen e 25-vjeçares në Malishevë. Haxhiu, përmes një postimi në profilin...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton se, pas pranimit të propozimeve me shkrim nga subjektet politike për anëtarët e Komisionit...
    Të tjera
    Lajme 24 Gusht 2026
    Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton se, pas pranimit të propozimeve me shkrim nga subjektet politike për anëtarët e Komisionit...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Aleanca i ka reaguar ministres Artane Rizvanolli, duke thënë se e njëjta po përpiqet të fsheh skandalet e saj dhe bashkëpunimin me...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Nga data 14.08.2026 deri me datёn 20.08.2026, policia në Pejë ka realizuar urdhёresat e Gjykatёs ndaj pёrsonave tё kёrkuar, duke arrestuar trembёdhjetë...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Prokurorja e rastit, Sahide Gashi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, e cila i shpalli të pafajshëm të akuzuarit...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Gjykata Themelore në Pejë, i ka shpallur të pafajshëm Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetaj, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan....
    Lajme 24 Gusht 2026
    Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka deklaruar se qëndron pranë familjeve të personave që vazhdojnë të jenë të zhdukur nga...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.