×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Detaje të reja nga vrasja babait dhe djalit në Dukagjin: Autorët qëlluan me 50 plumba kallashnikovi

    FrontOnline
    24 Gusht 2026

    Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ekzekutimin e babë e bir, Lekë dhe Prel Gjoni, një ditë më parë në fshatin Mgull të Dukagjinit.

    Dyshohet se ndaj fuoristradës me të cilën udhëtonin dy viktimat dhe Lazer Bashi, i cili mbeti i plagosur, është qëlluar me rreth 50 plumba kallashnikovi.

    Babë e bir po udhëtonin nga fshati Mgull në drejtim të Shkodrës, kur u zunë në pritë në një kthesë pranë fshatit Xhan, rreth dy kilometra larg rrugës që lidh zonën e Pultit me Shoshin.

    Pas breshërisë së plumbave, Lekë dhe Prel Gjoni vdiqën në vendngjarje. Ndërkohë, Lazer Bashi, i cili ndodhej në sediljen e pasme të automjetit, mbijetoi. Fillimisht ai mori ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe më pas u transportua drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

    Policia dyshon se në atentat kanë marrë pjesë më shumë se një person. Pas të shtënave, autorët dyshohet se janë larguar me një automjet fuoristradë.

    Ende nuk është përcaktuar motivi i krimit. Një nga pistat kryesore të hetimit është ajo e gjakmarrjes, pasi, sipas të dhënave paraprake, familja Gjoni ka qenë e përfshirë vite më parë në një hasmëri.

    Megjithatë, grupi hetimor po shqyrton edhe pista të tjera për të zbardhur rrethanat dhe motivet që çuan në ngjarjen e rëndë, ku mbetën të vrarë dy persona dhe një tjetër u plagos. /Euronews.al

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni 24 Gusht 2026
    Gjykata Themelore Penale në Shkup sot do të fillojë procesin gjyqësor kundër ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe shtatë personave të tjerë për abuzime...
    Bota/Rajoni 24 Gusht 2026
    Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Bosnje dhe Hercegovinë, Michael Murphy, ka komentuar një tekst të autorit izraelit Jose Leva Alvarez, me...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Sekretari i Transportit i SHBA-së, Sean Duffy tha sot se Kanadaja nuk mund të lejojë një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara,...
    Të tjera
    Sport 24 Gusht 2026
    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur për trajnerin e Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, dhe bindjes së...
    Kronika 24 Gusht 2026
    Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 22:30, Policia në Kaçanik ka pranuar informatën se në fshatin Begracë, gjatë një ahengu familjar, kishte...
    Lajme 24 Gusht 2026
    PDK, Aleanca dhe organizata studentore e UP-së, kanë mbajtur konferencë për media para objektit të Qeverisë së Kosovës. Njëri nga studentët kërkoi...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, do t’ua dorëzojë sot dekretin e shtetësisë së Kosovës, dy personaliteteve të shquara...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Ish-ministri i Diasporës, Valon Murati, të dielën në emisionin “Info Magazine” ka folur për 16 shtatorin, ditën kur Gjykata Speciale do të...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Altin Kryeziut, zyrtarit policor nga Bubaveci i Malishevës që vdiq në QKUK pas plagëve që...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.