×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Sot shapllet vendimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

    FrontOnline
    24 Gusht 2026

    Gjykata Themelore në Pejë, sot do të shpallë aktgjykimin ndaj Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetajt, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan.

    Seanca për shpalljen e aktgjykimit nis në orën 14:30.

    Rasti ka të bëjë me ngjarjen e rëndë të 26 nëntorit 2021, kur një autobus që po qarkullonte në Gllogjan u qëllua me armë zjarri. Nga të shtënat mbetën të vrarë shoferi i autobusit, Gani Gjokaj, dhe dy nxënës 17-vjeçarë, L.H dhe G.M, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur rëndë.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë, objektiv i sulmit ishte shoferi Gani Gjokaj.

    Prokuroria pretendon se familja Mehmetaj e konsideronte Gjokajn përgjegjës për vetëvrasjen e vajzës së tyre, Heroina Mehmetaj, dhe se kjo kishte shërbyer si motiv për sulmin.

    Sipas versionit të Prokurorisë, Kastriot Mehmetaj kishte dalë në rrugë përpara autobusit i armatosur dhe, pasi autobusi kishte ngadalësuar, kishte shtënë në drejtim të tij.

    Më pas, sipas aktakuzës, ai ishte larguar në drejtim të Shaptej, ku e kishte pritur Kreshnik Mehmetaj me veturë. Halil Mehmetaj akuzohet se kishte nxitur dy djemtë e tij për vrasjen e Gjokajt.

    Procesi gjyqësor është zhvilluar për disa vite dhe në korrik të këtij viti gjykimi u rihap pikërisht në ditën kur ishte paraparë shpallja e aktgjykimit.

    Arsyeja ishte një videoincizim, i cili sipas gjykatës paraqet Kreshnik Mehmetajn duke shtënë me armë në një bjeshkë të Deçanit. Prokuroria pretendoi se arma e paraqitur në video mund të ishte arma e përdorur në kryerjen e krimit.

    Pas administrimit të kësaj prove dhe përfundimit të shqyrtimit, Gjykata Themelore në Pejë e mbylli procesin dhe caktoi 24 gushtin në orën 14:30 për shpalljen e aktgjykimit.

    Nga Rubrika
    Kronika 24 Gusht 2026
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot rreth orës 10:30, Prokurori kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm është njoftuar për një aksident...
    Kronika 24 Gusht 2026
    Flamur Foniqi, djali i axhës së Jetlirës që u vra mbrëmë në Malishevë, ka folur për T7 rreth krimit që ka tronditur...
    Kronika 24 Gusht 2026
    Një grua rreth 78-vjeçare është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në plazhin e Durrësit. Deri më tani nuk dihet identiteti...
    Të tjera
    Lajme 24 Gusht 2026
    Pritje të gjata po raportohen në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës, me Muçibabën që prin me pritjet më të mëdha....
    Lajme 24 Gusht 2026
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se prania e deputetëve të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës çdo 48 orë është...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Me dhimbje të madhe, familjarë, kolegë, miq e qytetarë u mblodhën për ta përcjellë në banesën e fundit, zyrtarin policor, Altin Kryeziu,...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka kritikuar sërish pushtetin lidhur me kontratën për riparimin e vagonëve të trenit, e cila i është...
    Lajme 24 Gusht 2026
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveça, zëvendësi i tij, Enver Dugolli dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha po marrin...
    Sport 24 Gusht 2026
    Barcelona ka marrë një lajm të keq në prag të nisjes së sezonit të ri, pasi talenti 16-vjeçar Ibrahima Toungara ka pësuar...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.