×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dhuno’i dhe kanosi bashkëshorten, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari

    FrontOnline
    23 Gusht 2026

    Policia ka arrestuar në flagrancë një 40 vjeçar në zonën e Palasës në Himarë, i cili ka dhunuar dhe kanosur me bashkëshorten.

    Gjatë arrestimit të 40-vjeçarit, policia ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë, tre krehra dhe municion luftarak, shkruan rtsh.al.

    Sipas policisë, 40-vjeçari u vu në pranga pasi rreth orës 13:40 është marrë njoftim për një konflikt familjar në një vilë të një kompleksi në zonën e Palasës.

    “Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Patrullës së Zonës, të cilat kanë konstatuar një situatë të përshkallëzuar. Për përballimin dhe neutralizimin e situatës janë angazhuar edhe forca shtesë të Stacionit të Policisë Dhërmi. Shërbimet e Policisë, gjatë ndërhyrjes në banesë, kanë gjetur një armë zjarri, pistoletë.

    Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës në Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, dy pako me municion luftarak dhe dy krehra me fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Njoftimi i plotë:

    Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, tre krehra dhe municion luftarak.

    Rreth orës 13:40 është marrë njoftim për një konflikt familjar në një vilë të një kompleksi në zonën e Palasës.

    Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Patrullës së Zonës, të cilat kanë konstatuar një situatë të përshkallëzuar. Për përballimin dhe neutralizimin e situatës janë angazhuar edhe forca shtesë të Stacionit të Policisë Dhërmi.

    Shërbimet e Policisë, gjatë ndërhyrjes në banesë, kanë gjetur një armë zjarri, pistoletë.

    Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës në Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, dy pako me municion luftarak dhe dy krehra me fishekë.

    Nga verifikimet paraprake rezulton se shtetasi E. K. dyshohet se ka dhunuar dhe kanosur bashkëshorten e tij.

    Falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe në kohë të shërbimeve të Stacionit të Policisë Dhërmi, situata është neutralizuar dhe është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, duke shmangur një ngjarje potencialisht të rëndë kriminale.

    Shtetasi E. K. është arrestuar në flagrancë dhe është shoqëruar nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Fier, në ambientet e Policisë, ndërsa po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale për dokumentimin e plotë të rastit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Gjendja shëndetësore e Lazër Bashit, i cili mbeti i plagosur në ngjarjen e rëndë në Dukagjin të Shkodrës, është e rëndë. Sipas...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Policia e Shqipërisë ka shpallur në kërkim një person të dyshuar se ka shtënë me armë zjarri ndaj një automjeti të parkuar...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Irani ka reaguar ashpër ndaj kërcënimit të Shteteve të Bashkuara për vendosjen e sanksioneve të reja, duke i cilësuar masat e paralajmëruara...
    Të tjera
    Hulumtime 23 Gusht 2026
    Barnatorja “BM PHARM” në fshatin Krushë të madhe në Rahovec është përballur me disa shkelje serioze të evidentuara nga Inspektorati Farmaceutik gjatë...
    Vip 23 Gusht 2026
    Mbrëmjen e djeshme këngëtari Gjesti ka përformuar në vendlidnjen e tij, në qytetin e Pejës. Me anë të një video në Instastory...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Numërimi së prapthi për “Orën e Pritjes” së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdon në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë....
    Lajme 23 Gusht 2026
    Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka njoftuar se të hënën, më 24 gusht, nga ora 11:00, do të jetë...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të vendoset kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Irani ka reaguar ashpër ndaj kërcënimit të Shteteve të Bashkuara për vendosjen e sanksioneve të reja, duke i cilësuar masat e paralajmëruara...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.