
Policia e Shqipërisë ka shpallur në kërkim një person të dyshuar se ka shtënë me armë zjarri ndaj një automjeti të parkuar në Kuçovë, pronë e një 24-vjeçari.
Forcat e rendit kanë arritur që ta identifikojnë autorin e dyshuar dhe janë vënë në lëvizje për kapjen e tij.
“Rreth orës 15:40, në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, shtetasi S. R., 24 vjeç, njoftoi Policinë se në drejtim të automjetit të tij të parkuar ishte qëlluar me armë zjarri. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar, shtetasi A. Ç., alias A. Gj., 32 vjeç, banues në Kuçovë.”, thuhet në njoftim.
Aty thuhet se kanë nisur kërkimet intensive për të arritur kapjen e të dyshuarit dhe sjelljen e tij para organeve të hetuesisë.