×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Priti të përqafonte 5 nipërit dhe mbesat e mbetur në kampet e Sirisë, vdes 90-vjeçari Dylber Shuli

    FrontOnline
    23 Gusht 2026

    Dylber Shuli i mbylli sytë me një peng që e kishte shoqëruar për më shumë se një dekadë. 90-vjeçari nga Zagorçani i Pogradecit vdiq pa mundur të shihte edhe një herë pesë nipërit dhe mbesat e tij, të cilët prej vitesh kanë mbetur në kampet e Sirisë.

    “Kam shpresë deri sa të vdes”, thoshte ai në një prej intervistave të shumta ku i kërkonte shtetit shqiptar të ndërhynte për kthimin e fëmijëve. Dhe deri në fund, Shuli e mbajti gjallë këtë shpresë. Sa herë që nga Siria njoftohej një operacion riatdhesimi, ai priste që mes emrave të të kthyerve të ishin edhe ata të familjes së tij, raporton ReportTV.

    Historia e familjes Shuli nisi në vitin 2013, kur djali i Dylberit, Krenar Shuli, u largua drejt Sirisë së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët. Vitet që pasuan do ta kthenin këtë udhëtim në një dramë të gjatë familjare. Pas vdekjes së prindërve, fëmijët mbetën në kampet e Sirisë, pa mundur të ktheheshin në Shqipëri.

    Vajza më e madhe, Elona, ishte ende e mitur kur u martua në Siri, ku më pas solli në jetë edhe një fëmijë. Ndërkohë, në Zagorçan, gjyshi i tyre nuk reshti së kërkuari ndihmë.

    Për vite me radhë, Dylber Shuli trokiti publikisht në dyert e institucioneve përmes apeleve në media. Kërkesa e tij ishte vetëm një: nipërit dhe mbesat të nxirreshin nga kampet siriane dhe të silleshin në shtëpi.

    Shpresa ringjallej sa herë Shqipëria zhvillonte operacione riatdhesimi. Në vitin 2020 u kthyen nga Siria pesë persona, mes tyre katër fëmijë. Dy vite më vonë, në vitin 2022, u riatdhesuan edhe 13 shtetas shqiptarë, nëntë prej të cilëve të mitur. Por asnjëherë mes tyre nuk ishin fëmijët që Dylberi priste.

    Edhe kthimi në Shqipëri i Eva Dumanit në shkurt të këtij viti kishte bërë që ai të besonte sërish se radha e nipërve dhe mbesave të tij mund të vinte. Deri pak muaj më parë ndiqte çdo lajm që vinte nga Siria, çdo njoftim për negociata apo operacione të mundshme dhe çdo sinjal që mund ta afronte me ditën që kishte pritur për kaq shumë vite.

    Por ajo ditë nuk erdhi.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 6 vijojnë aktive dhe 7 të tjera...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë ka goditur Japoninë lindore, përfshirë zonën e Tokios, të dielën në mëngjes. Sipas autoriteteve, të paktën...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Fenomeni klimatik El Niño, që po zhvillohet në Oqeanin Paqësor, mund të jetë një nga më të fuqishmit e regjistruar ndonjëherë. Sipas...
    Të tjera
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë ka goditur Japoninë lindore, përfshirë zonën e Tokios, të dielën në mëngjes. Sipas autoriteteve, të paktën...
    Sport 23 Gusht 2026
    Georgina Rodriguez thuhet se ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm në familjen e saj me Cristiano Ronaldon, duke adoptuar tre fëmijët më...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Një grua është gjetur pa shenja jete në një pus (bunar) në oborrin e një shtëpie në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë,...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Analisti politik Arton Demhasaj ka deklaruar për “Front Online” se Lëvizja Vetëvendosje po synon qëllimisht ta çojë vendin në zgjedhje të reja,...
    Kronika 23 Gusht 2026
    Një përleshje fizike mes dy personave ka ndodhur të shtunën pasdite në veri të Mitrovicës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, bëhet fjalë...
    Sport 23 Gusht 2026
    Çiklisti kosovar Albion Kastrati ka përmbyllur paraqitjen në disiplinën e kronometrit individual në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke u renditur mes 20...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.