
Pritje të gjata janë regjistruar mëngjesin e sotëm në disa pika kufitare të Kosovës, ndërsa situata më e rënduar paraqitet në Merdarë.
Sipas të dhënave të fundit të përditësuara në ora 08:08, qytetarët që po dalin nga Kosova përmes Merdarës po presin nga 60 deri në 90 minuta.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet në dalje janë nga 15 deri në 20 minuta, ndërsa kolona e automjeteve arrin rreth 200 metra.
Në Jarinje pritjet në dalje janë rreth 15 minuta, kurse në Han të Elezit pritjet për automjete janë nga pesë deri në 10 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Glloboçicën, Kullën, Muçibabën, Mutivodën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Stançiqin dhe Vërmicën, pritjet kryesisht janë nga tre deri në pesë minuta.
Për kamionët, sipas të dhënave aktuale, pritjet në pikat kufitare janë kryesisht nga tre deri në pesë minuta dhe nuk raportohet për kolona.
