×
  • Lajme
  • Lajme

    Temperaturat e larta, kufizim për kamionët mbi 20 tonë

    FrontOnline
    23 Gusht 2026

    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar qytetarët dhe operatorët ekonomikë se, për shkak të temperaturave të larta të parashikuara për  sot, do të zbatohet kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

    Sipas njoftimit të ministrisë, në autoudhë kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperaturat pritet të arrijnë ose tejkalojnë 32°C.

    Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave do të lejohet pa kufizime.

    Nga masa përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

    Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë lëvizjet e tyre në përputhje me orarin e përcaktuar.

    Nga Rubrika
    Lajme 23 Gusht 2026
    Aleanca dhe Rinia Demokratike e Kosovës kanë paralajmëruar për sot dy aktivitete simbolike para objektit të Qeverisë së Kosovës. Sipas njoftimeve të...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, të cilat kryesisht rreth zonave malore gjatë pasditës, mund të...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për ditën e diel. IHMK njofton se ditën e nesërme pritet që temperaturat...
    Të tjera
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney ka thënë se vala e re e tarifave amerikane ndaj Kanadasë është një “llogaritje e gabuar”, e...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për ditën e diel. IHMK njofton se ditën e nesërme pritet që temperaturat...
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Gjatë ditës së sotme, policia e Shtetit të Shqipërisë, ka publikuar pamje nga operacioni policor “Anchor”, në Durrës ku është goditur një...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka publikuar statistikat lidhur me lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet gjatë muajit qershor, duke i krahasuar ato...
    Sport 22 Gusht 2026
    Napoli e ka nisur sezonin e ri në Serie A me fitore, duke mposhtur Genoan me rezultat 2-0 në “Luigi Ferraris”, në...
    Kronika 22 Gusht 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë ku një 12 vjeçare raportohet se është rrahur nga një 18 vjeçare. Sipas një...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.