×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Hamza: Kurti, Haxhiu dhe Dehari qëllimisht shkelën Kushtetutën, jemi në krizë institucionale

    FrontOnline
    14 Gusht 2026

    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza në foltoren e Kuvendit të Kosovës tha se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari kanë shkelur qëllimisht Kushtetutën e vendit.

    Hamza tha se situata tashmë ka kaluar nga kriza politike në krizë kushtetuese dhe institucionale.

    “Jemi sot këtu së bashku me deputetët tanë dhe deputetët e Aleancës sepse LVV, Kurti, Haxhiu dhe Dehari e kanë kaluar një kufi që nuk është dashur ta kalojnë kurrë. Ata qëllimisht e kanë shkelur afatin kushtetues për konstituimin e Kuvendit dhe vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, jo një afat të vendosur nga PDK, jo nga opozita por nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Sot nuk kemi më vetëm kriza politike, por edhe kriza kushtetuese dhe institucionale. Institucionet po funksionojnë në një terren të pasigurt me shkelje kushtetuese, me shkelje të Rregullores së Kuvendit ndërsa përgjegjësia politike po shtyhet nga një ditë politike. Kjo nuk është normale dhe nuk do lejojmë të bëhet normale”, tha Hamza.

    Nga Rubrika
    Front TV 14 Gusht 2026
    Burim Ramadani, deputet i Aleancës, në sallën e seancave plenare në Kuvendin e Kosovës, tha se Albin Kurti po e rrezikon sigurinë...
    Front TV 14 Gusht 2026
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, është paraqitur para dyerve të Sallës së Këshillit të Sigurisë së Republikës së...
    Front TV 14 Gusht 2026
    Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë shkuar para objektit të Qeverisë së Kosovës. Sipas tyre, Kurti jashtëligjshëm po e ushtron detyrën...
    Të tjera
    Kronika 22 Gusht 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë ku një 12 vjeçare raportohet se është rrahur nga një 18 vjeçare. Sipas një...
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Pukë, në zonën e njohur si “Hamalla e Dedës”,...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar pas vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në këtë komunë, duke kërkuar trajtim të...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Një punëtor i KEK-ut humbi jetën tragjikisht në vendin e punës para pak ditësh. 32 vjeçari, Arbenit Ahmeti u varros dje në...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Elbert Krasniqi, ministër në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, ka thënë se, buxheti i ndarë për komunat do të arrijë 907...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, nesër do të zhvillojnë aksion simbolik para hyrjes së qeverisë. Në njoftim shtohet se aksioni do...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.