×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Behrami thotë se Kurti ka plane për ta “paralizuar Kosovën” me 16 shtator kur Haga ta shpallë vendimin

    FrontOnline
    14 Gusht 2026

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, është paraqitur para dyerve të Sallës së Këshillit të Sigurisë së Republikës së Kosovës, ku presidentja, në koordinim me kryeministrin, mund të shqyrtojë çështje që lidhen me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

    Behrami ka thënë se është tronditur nga deklaratat e analistit dhe ish-ambasadorit Lulzim Peci, të bëra një natë më parë në një studio televizive.

    “Sepse nëse Kurti në shtator shpall gjendje të jashtëzakonshme, kjo do të jetë fundi i Republikës sonë. Po ashtu, kjo do ta pamundësojë edhe festën për krerët e UÇK-së, por ndoshta edhe protestën në rast se shkon keq verdikti”, ka deklaruar Behrami.

    Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti mund të synojë ta “paralizojë Kosovën” më 16 shtator, në ditën kur pritet të merret një vendim në Hagë lidhur me rastin e krerëve të UÇK-së.

    “Prandaj, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të na bashkohen për t’i rezistuar këtij njeriu dhe për të parandaluar që Kosova të shndërrohet në një shtet autoritar”, ka thënë Behrami.

    Deklaratat e tij vijnë një ditë pasi ish-ambasadori Lulzim Peci, në një studio televizive, ngriti shqetësime për zhvillimet që mund të pasojnë muajin shtator.

    “Unë, si qytetar i Kosovës, i frikohem një skenari të tmerrshëm që neve mundet me na pritë pas shtatorit, sepse e përmenda edhe një herë derdhjen e gjakut. Problemi është se ne mund të mbërrijmë në një situatë më të komplikuar, deri në atë pikë që zoti Kurti të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme pa kurrfarë baze ligjore, pa parlament, pa kurgjo”, ka deklaruar Peci.

    Ai ka shtuar se një skenar i tillë, sipas tij, do të hapte rrugë për procese të ndryshme politike, si në aspektin e brendshëm ashtu edhe në raport me veriun dhe situatën e përgjithshme në Kosovë.

    Behrami, duke iu referuar këtyre deklaratave, ka shprehur frikën se Kurti mund të tejkalojë kompetencat e tij në rast të një situate të jashtëzakonshme.

    Nga Rubrika
    Front TV 14 Gusht 2026
    Burim Ramadani, deputet i Aleancës, në sallën e seancave plenare në Kuvendin e Kosovës, tha se Albin Kurti po e rrezikon sigurinë...
    Front TV 14 Gusht 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza në foltoren e Kuvendit të Kosovës tha se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti bashkë me...
    Front TV 14 Gusht 2026
    Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë shkuar para objektit të Qeverisë së Kosovës. Sipas tyre, Kurti jashtëligjshëm po e ushtron detyrën...
    Të tjera
    Kronika 22 Gusht 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë ku një 12 vjeçare raportohet se është rrahur nga një 18 vjeçare. Sipas një...
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në Pukë, në zonën e njohur si “Hamalla e Dedës”,...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar pas vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në këtë komunë, duke kërkuar trajtim të...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Një punëtor i KEK-ut humbi jetën tragjikisht në vendin e punës para pak ditësh. 32 vjeçari, Arbenit Ahmeti u varros dje në...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Elbert Krasniqi, ministër në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, ka thënë se, buxheti i ndarë për komunat do të arrijë 907...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, nesër do të zhvillojnë aksion simbolik para hyrjes së qeverisë. Në njoftim shtohet se aksioni do...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.