×
  • Lajme
  • Lajme

    BE: Situata në veri stabile, por mbetet e ndjeshme dhe kërkon përgjegjësi politike

    FrontOnline
    01 Janar 2026

    Bashkimi Evropian vlerëson se situata politike dhe e sigurisë në veri të Kosovës gjatë vitit 2025 ka qenë përgjithësisht e qëndrueshme, por mbetet e ndjeshme dhe kërkon lidership të përgjegjshëm si dhe respekt të plotë për proceset demokratike dhe sundimin e ligjit.

    Kështu ka deklaruar një zëdhënës i Bashkimit Evropian për FrontOnline, duke folur për zhvillimet politike dhe të sigurisë në veri gjatë këtij viti.

    Situata politike dhe e sigurisë në veri të Kosovës është përgjithësisht e qëndrueshme, por mbetet e ndjeshme, duke kërkuar lidership të përgjegjshëm dhe respekt të plotë për proceset demokratike dhe sundimin e ligjit’’,  ka thënë zëdhënësi i BE-së.

    Bashkimi Evropian ka vlerësuar pozitivisht zhvillimin e zgjedhjeve lokale, veçanërisht në komunat veriore të Kosovës.

    Ne kemi mirëpritur zhvillimin paqësor dhe gjithëpërfshirës të zgjedhjeve lokale, veçanërisht në veri të Kosovës’’,  thuhet në deklaratë.

    BE-ja ka mirëpritur dorëzimin pa probleme të qeverisjes lokale në katër komunat veriore.

    Ne e kemi mirëpritur po aq mirëpritur dorëzimin pa probleme të qeverisjes lokale në 4 komunat veriore të Kosovës’’, ka deklaruar zëdhënësi I BE-së.

    Sipas Bashkimit Evropian, nga kryetarët e rinj të komunave pritet që të përfaqësojnë interesat e të gjithë qytetarëve dhe të veprojnë në përputhje me ligjin e Kosovës.

    Ne presim që kryetarët e rinj të komunave të përfaqësojnë interesat e të gjithë qytetarëve në përputhje me ligjin e Kosovës, njësoj si për çdo komunë tjetër në Kosovë’’,  është shprehur ai.

    Në deklaratë thuhet se BE-ja ka mirëpritur gjithashtu pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në proceset zgjedhore gjatë vitit 2025.

    BE-ja mirëpret pjesëmarrjen gjithëpërfshirëse të serbëve të Kosovës në zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Kosovë në vitin 2025’’,  ka deklaruar zëdhënësi.

    Duke folur për pritjet për vitin e ardhshëm, Bashkimi Evropian ka theksuar nevojën për hapa konkretë drejt ri integrimit institucional.

    Në vitin 2026, presim hapa të mëtejshëm drejt një ri integrimi transparent, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm të serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës, duke filluar me gjyqtarët, prokurorët, stafin administrativ dhe policinë’’,  ka thënë zëdhënësi i BE-së .

    Zëdhënësi i BE-së ka theksuar gjithashtu pritjet për bashkëpunim ndërmjet autoriteteve komunale dhe atyre qendrore, pas zgjedhjeve të përgjithshme të 28 dhjetorit dhe formimit të qeverisë së re.

    Me autoritetet e reja komunale në vend, ne presim një angazhim konstruktiv midis autoriteteve komunale dhe qendrore, duke përfshirë edhe pas zgjedhjeve të përgjithshme më 28 dhjetor dhe formimin e një qeverie të re në Prishtinë në fillim të vitit të ardhshëm,” ka shtuar ai.

    Sa i përket dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, BE-ja vlerëson se, pavarësisht situatës sfiduese institucionale gjatë vitit 2025, janë shënuar disa hapa praktikë përpara.

    Pavarësisht situatës sfiduese institucionale në vitin 2025, dialogu i lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ka çuar në disa hapa praktikë përpara, veçanërisht në ruajtjen e kanaleve të komunikimit dhe avancimin e marrëveshjeve teknike’’, ka deklaruar zëdhënësi.

    Në fund, Bashkimi Evropian ka nënvizuar se niveli i besimit për siguri të qytetarëve në institucionet e Kosovës do të reflektohet përmes zgjedhjeve.

    Varet nga popullsia lokale të shprehë nivelin e besimit të saj në institucionet e Kosovës, veçanërisht me zgjedhjet që po vijnë më 28 dhjetor’’,  përfundon deklarata e zëdhënësit të BE-së.

    Siguria në veriun e Kosovës gjatë vitit 2025: Pa përshkallëzim dhune, por me rreziqe të vazhdueshme

    Nga Rubrika
    Lajme 23 Gusht 2026
    Kosova vazhdon të mbetet pa institucione të reja të dala nga zgjedhjet e 7 qershorit, pasi procesi i konstituimit të Kuvendit nuk...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Një gjykatë federale e Shteteve të Bashkuara ka rrëzuar vendimin e qeverisë amerikane për bllokimin e vizave për shtetasit nga 75 vende,...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar qytetarët dhe operatorët ekonomikë se, për shkak të temperaturave të larta të parashikuara për  sot,...
    Të tjera
    Vip 23 Gusht 2026
    Faruk Begolli lindi më 14 shkurt të vitit 1944 në Pejë dhe vdiq më 23 gusht të vitit 2007, ishte një nga...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Aleanca dhe Rinia Demokratike e Kosovës kanë paralajmëruar për sot dy aktivitete simbolike para objektit të Qeverisë së Kosovës. Sipas njoftimeve të...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, të cilat kryesisht rreth zonave malore gjatë pasditës, mund të...
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Një zjarr i përmasave të konsiderueshme vijon të përparojë në Malin e Çikës, duke u afruar tashmë me fshatin turistik të Dhërmiut...
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney ka thënë se vala e re e tarifave amerikane ndaj Kanadasë është një “llogaritje e gabuar”, e...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për ditën e diel. IHMK njofton se ditën e nesërme pritet që temperaturat...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.