×
  • Lajme
  • Lajme

    FrontOnline
    03 Gusht 2019

    Lidhja Demokratike e Kosovës sot mbajti Konventën e IX-të zgjedhore, ku me aklamacion u rizgjodh në krye të partisë Isa Mustafa. Ndonëse ende nuk janë kryer procedurat për zgjedhjen e nnëkryetarëve dhe të kryesisë, po aludohen disa emra brenda partisë që kanë gjasa të mëdha të kandidohen për kryeministër të Kosovës.

    Periskopi ka kontaktuar Lutfi Hazirin, i cili lë të kuptohet se ka ambicie të kandidojë për shef të Qeverisë. Ai po ashtu e pranon se gjasa të mëdha për këtë post ka Vjosa Osmani, me të cilën para pak kohësh pati mosmarrëveshje.

    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka thënë se është herët të spekulohet për emrat e kandidatëve për kryeministër dhe se me kohë do të bëjnë publike diçka të tillë.

    ‘’Ne tash i kemi çështjet e konstituimit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, zgjedhjen e nënkryetarëve dhe të kryesisë dhe hartimin e listës kandiduese. Kur të vjen radha tek puna e kryeministrit ne ju njoftojmë me kohë dhe keni me qenë të njoftuar. Ju lutem të mos merreni me spekulime ju mediat’’, tha Haziri.

    I pyetur nëse ka interesim të kandidojë për postin e kryeministër, ai thotë se kjo është ambicia pse është në politikë.

    ‘’Jo. Unë jam i interesuar dhe i zgjedhur që të jem kryetar i Gjilanit. Unë për çka jam në politikë. Për këto ambicie jam në politikë, s’jam për sy të zi’’, është përgjigja e Hazirit.

    Haziri, përkundër përplasjeve që kishte pasë me Vjosa Osmanin, mendon se kjo e fundit gjitha ka pasë dhe vazhdon të ketë gjasa të mëdha për postin e kryeministres.

    ‘’Vjosa Osmani gjithmonë i ka pasë gjasat dhe ka me i pasë. Edhe sot u konfirmu edhe ajo çështje. LDK është unike edhe pritet rikthimi i madh i LDK’së, por nuk lidhet me asnjë emër të përvetçshëm. LDK e ka një ekip të madh dhe ekipi do të dalë fitues, dhe jo individi. Është spekulative me u marr me individin. Prej sot, LDK ka të bëjë me ekip, e jo individ’’, përfudon Haziri.

    Në media po raportohet se Vjosa Osmani, Lutfi Haziri dhe Agim Veliu janë emrat e mundshëm për t’u propozuar për kryeministër, megjithatë nga LDK asgjë nuk është bërë zyrtare. Këtë nuk deshi ta komentojë as kryetari Isa Mustafa pas përfundimit të konventës së sotme.

    Kosova zgjendet në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat janë paralajmëruar gjatë shtatorit. Megjithatë një vendim zyrtar pritet të merrem në ditës në vazhdim nga presidenti Hashim Thaçi. Kryeministri Ramush Haradinaj para dy javësg dha dorëheqje pas ftesës nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

    Subjektet politike në vend kanë nisur të dalin me kalkulime dhe koalicioneve të mundshme parazgjedhore dhe paszgjedhore. LDK është deklaruar se kanë dy vija të kuqe për PDK’në, ndërsa koalicion do të lidhnin me Vetëvendosjen, por me kushtin që ata ta kenë kryeministrin. LDK nuk ka përjashtuar për koalicion as Nismën, PSD’në e AAK’në.

    Procesi i Kuvendit Zgjedhor të LDK’së u mbajt me dyer të mbyllura për publikun dhe nën kontroll gjatë gjithë kohës nga sigurimi.

    Lideri i LDK’së, Isa Mustafa e ka eliminuar nga gara Fatmir Sejdiun, të cilit s’ia ka aprovuar kërkesën që të hiqen nënshkrimet për të qenë pjesë e garës për shef partie. Sejdiu kishte kërkuar që mos ketë 50+1 për qind të nënshkrimeve për t’u bërë pjesë e garës. Si përfundim, Sejdiu adresoi akuza të rënda ndaj partisë së vetë.

    ”Kjo ishte përsëritje e asaj që ndodhi më 2015, shkaku i normës 50 + 1. Ajo normë është për liderin e partisë që ua pamundëson garën të tjerëve. Delegatët janë përballur me një sfidë ndryshe kësaj radhe. Ishte votë e ngufatjes së mendimit të lirë. I kuptoj edhe njerëzit që u kërcënuan se të hënën nuk do të mund të shkonin në punë. Ata 78 që më përkrahen nuk e kanë hallin e punës”, ka thënë Sejdiu.

    LDK e mbajti të fshehur kandidatin konsensual deri në ditën e votimit, duke mos zbuluar asgjë deri më sot. Fatmir Sejdiu, Melihatr Tërmkolli e disa emra të tjerë dolën haptas kundër Isa Mustafës, i cili po kritikohet për rizgjedhje edhe për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

    LDK po kritikohet me të madhe pasi nuk po i lë vend njerëzve të rinj të marrin udhëheqjen e saj. /FrontOnline

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Forcat ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor kanë kapur një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.