×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Atentati me tre viktima, Berisha: Të shtunën protestë në Shkodër kundër bandës së pushtetit

    FrontOnline
    31 Tetor 2024

    Partia Demokratike e Shqipërisë të shtunën në orën 12:00 do të dalë sërish në protestë, këtë herë për t’u solidarizuar me qytetarët e Shkodrës pas masakrës me tre të vrarë dhe një të plagosur.

    Sali Berisha, teksa njoftoi se opozita do të ketë një marshim për t’i thënë jo krimit, kërkoi mbështetjen e qytetarëve.

    “Në shenjë solidariteti me qytetarët e Shkodrës, ftoj të gjithë opozitarët kudo që janë, të shtunën në ora 12:00 në Shkodër, solidaritet me qytetarët e këtij vendi, me këtë qytetar të bekuar, si dëshmi që nuk do të pranojmë kurrë që krimi të mposhtë Shkodrën dhe shkodranët”, tha Berisha.

    Sipas Berishës kjo protestë organizohet pasi masakra e së mërkurës është një ngjarje e paralajmëruar dhe shtoi se policia në këtë qytet nuk mbron qytetarët por krimin.

    Duke kujtuar atentatin e dështuar ndaj një prej viktimave pak ditë më parë, Berisha tha se policia kishte të dhëna për masakrën e djeshme por nuk mori asnjë masë, raporton A2CNN.

    “Nuk e kam të sigurt burimin, por duan të thonë, se në pritë i nxori dikush nga policia që u devijoi rrugën Licit dhe Bushatit”, deklaroi Berisha.

    Teksa u pyet për reagimin e ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili siguroi qytetarët për një hetim të plotë të ngjarjes, Berisha hodhi akuza ndaj tij duke e quajtur ushtar të bandave.

    “Se kush është atentatori me emër e mbiemër, Shkodra e di mirë. Shkodra e ka pa, e di mirë policia se kush i nxori në pritë. Pyeteni ministrin pak, pse nuk arrestuat atentatorin e shtatorit në zemër të qytetit”, tha Berisha.

    Lideri demokrat pohoi se ngjarja e rëndë në Shkodër nuk është një përplasje mes bandave, por është një masakër ndaj të gjithë shqiptareve.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni31 Tetor 2024
    Shtetet e Bashkuara thanë më 31 tetor se kanë informacione se afër 8.000 ushtarë të Koresë së Veriut tani janë në rajonin...
    Bota/Rajoni31 Tetor 2024
    Një taksë që ka reduktuar konsumin e qeseve plastike në Suedi me më shumë se tre të katërtat në katër vjet do...
    Bota/Rajoni31 Tetor 2024
    Numri i viktimave të shirave të rrëmbyeshëm në provincën e Valencias, 140 të vdekur, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Komuniteti...
    Të tjera
    Lifestyle31 Tetor 2024
    A keni ndjerë ndonjëherë një ndryshim në humor kur bie shi, apo një rritje energjie kur dielli ndriçon? Shumë studime kanë treguar...
    Sport31 Tetor 2024
    Feronikeli ‘74 sot ka njoftuar se do të largohen nga garat, ndërsa po ashtu kanë njoftuar edhe për një konferencë për media...
    Lajme31 Tetor 2024
    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka pranuar me keqardhje miratimin e Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë,...
    Lajme31 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së Arben Gashi, ka shkruar në lidje me zbulimin e mjetit përgjues në makinën e gazetarit Vehbi Kajtazi. Sipas tij,...
    Ekonomi31 Tetor 2024
    Në raportin e saj të fundit për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Banka Botërore parashikon një rritje të moderuar ekonomike në dy...
    Vip31 Tetor 2024
    Burimi dhe Lela kanë vallëzuar së bashku në oborrin e shtëpisë më të famshme në vend. Dyshja kërcyen nën tingujt e muzikës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.