×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati Skënder Musa: Qeveria ka penguar punën në sistemin e drejtësisë

    FrontOnline
    31 Tetor 2024

    Avokati Skënder Musa ka vlerësuar se Qeveria ‘Kurti’ nuk e ka mbështetur fare sistemin e drejtësisë.

     “Qeveria nuk e ka mbështetë, por e ka penguar dhe ka bërë vazhdimisht ndërhyrje në vendimet e Gjykatave. Nuk është reforma ashtu siç e ka kuptuar kjo Qeveri, që të ndërhynë në rastet individuale, veçmas në raste të rënda”, deklaroi Musa.

    Tutje, Musa u shpreh se ka pasur përpjekje të kapen institucionet e drejtësisë.

    Sektori i drejtësisë përballet me shumë vështirësi, vlerëson avokati Skënder Musa.

    “Ne emër të reformave ka pasur përpjekje që të kapen institucionet e drejtësisë dhe të vendosen nën diktatin e institucioneve ekzekutive dhe të gjitha këto Raporti i Progresit i ka potencu. Sektori i drejtësisë ka nevojë për reforma, ky sektori po përballet me shumë vështirësi, në kryerjen e detyrave”, thotë Musa.

    Avokati Musa kritikoi Qeverinë ‘Kurti’ për mos mbajtjen e premtimeve dhe pengimin e punës në sferën e drejtësisë.

    “Raporti i Progresit në pjesën ku flitet për drejtësi ka i pritshëm dhe kjo Qeveri nuk ka kryer asnjë premtim vetëm ka penguar punën e tyre”, përfundoi Musa.

    Ndërhyrjet e Qeverisë në sistemin e drejtësisë “nxijnë” Raportin e Progresit për Kosovën

    Nga Rubrika
    Lajme31 Tetor 2024
    Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka komentuar suspendimin e dy policëve në veri. Përmes një...
    Lajme31 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka prezantuar sot kandidaten për deputete, kryetaren e Aleancës së Gruas në...
    Lajme31 Tetor 2024
    Koordinatori i Departamentit për Drejtësi të PDK-së, Përparim Gruda është shprehur i shqetësuar për gjetjet në raportin e Progresit. Gruda për “Front...
    Të tjera
    Lajme31 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar kampuset e universiteteve amerikane në Doha. Përmes një postimi në Facebook, Osmani thotë se ka...
    Lajme31 Tetor 2024
    Zyra e BE-së në Kosovë ka shprehur keqardhje me vendimin e Kuvendit të Kosovës, deputetët e të cilit dje miratuan Ligjin për...
    Lajme31 Tetor 2024
    Gazetari kosovar, Vehbi Kajtazi, ka lëshuar edhe një reagim pasi në veturën e tij është gjetur një pajisje gjurmimi. Kajtazi ka  thënë...
    Opinione31 Tetor 2024
    Një qytetar është përballur sot me Fredi Belerin në bulevard dhe ka reaguar duke e quajtur vrasës. Ka pas dhe disa reagime...
    Bota/Rajoni31 Tetor 2024
    Një taksë që ka reduktuar konsumin e qeseve plastike në Suedi me më shumë se tre të katërtat në katër vjet do...
    Lajme31 Tetor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i është përgjigjur një postimi në Facebook të ministrit të Financave, Hekuran Murati, mbi fitimet e Trustit....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.