×
  • Lajme
  • Lajme

    BE-ja kritikon Kuvendin që ndryshoi Ligjin për Zyrtarët Publikë pa i trajtuar këshillat e saj

    FrontOnline
    31 Tetor 2024

    Zyra e BE-së në Kosovë ka shprehur keqardhje me vendimin e Kuvendit të Kosovës, deputetët e të cilit dje miratuan Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë (LPO) në leximin e dytë.

    Në reagim, BE-ja thotë se nuk janë marrë parasysh këshillat e gjera dhe konsistente që BE-ja ka dhënë gjatë procesit të hartimit për ta harmonizuar atë me parimet e meritës dhe standardet e BE-së.

    Përveç kësaj, BE-ja thotë se ligji nuk i trajton rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2023 në mënyrë adekuate dhe rrezikon të dalë kundër tyre.

    “Shqetësimet tona kryesore, që janë ngritur në opinione të ndryshme të BE-së për këtë ligj, kanë të bëjnë me ndryshimet që janë bërë në pozitat udhëheqëse në shërbimin civil, duke e lejuar përkohësinë dhe jostabilitetin përmes përcaktimit të mandateve të kufizuara në kohë dhe rekrutimit të jashtëm për të gjitha pozitat udhëheqëse, në vend të sigurisë dhe parashikueshmërisë në karrierën e shërbyesve civilë të nevojshëm për profesionalizimin e tij. Për më tepër, ai lejon diskrecion të tepruar në rekrutimin dhe transferimin e shërbyesve civilë, duke e minuar paanshmërinë e tij”, thotë BE-ja në këtë reagim.

    Gjithashtu, Zyra e BE-së në Kosovë shpreh keqardhje edhe me faktin se, siç thotë, “të gjitha ndryshimet e tilla të Ligjit i janë dorëzuar Parlamentit pa konsultime paraprake publike”.

    “Reforma e Administratës Publike është pjesë esenciale e rrugës së Kosovës drejt BE-së. Sipas Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Agjendës së Reformës, Kosova është zotuar ta zhvillojë një administratë publike profesionale, efikase dhe llogaridhënëse për ta sjellë Kosovën më afër BE-së dhe për të mirën e qytetarëve”.

    “Për këto arsye, ne presim që Kosova t’i përmbushë këto zotime dhe ta ketë një kornizë legjislative që është në përputhje me standardet e BE-së”, u tha në këtë reagim.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë reshje lokale shiu e bore në shkallë vendi...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Një trup pa shenja jete është gjetur në pyllin e fshatit Shkrel të Rugovës, sot rreth orës 15:19. Klankosova.tv ka marrë detaje...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Dy persona janë lënduar në lagjen Emshir të  Prishtinës si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve. Rastin per Front Online e...
    Të tjera
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Në mbrëmjen e sotme më 14 dhjetor ka ndodhur një aksident i rëndë mes dy veturave në lagjen Emshir në Prishtinë, afër...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    KFOR ka njoftuar për një trajnim të përbashkët mes ushtarëve gjermanë, polakë dhe amerikanë, që kanë zhvilluar në Kampin Bondsteel, gjatë ditës...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Një aksident ka ndodhur sonte në rrugën Lipjan-Prishtinë, ku dy vetura janë përplasur mes vete.  Rastin për Front Online e ka konfirmuar,...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Shkrel të Rugovës. Për Front Online, Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë...
    Sport14 Dhjetor 2024
    Donat Rrudhani ishte heroi i Leuzernit në përballjen me Winterthur. Përballja e zhvilluar në kuadër të javës së 18-të në Superligën e...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK-së për kryeministër, njëherësh edhe kryetar i këtij subjekti, ka thënë se ka në plan të ndërtojë një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.