Gazetari kosovar, Vehbi Kajtazi, ka lëshuar edhe një reagim pasi në veturën e tij është gjetur një pajisje gjurmimi. Kajtazi ka thënë se nuk ndjehet i sigurt dhe shton se rasti në fjalë konfirmon që s’ka siguri as juridike e as fizike.
“Unë tashme nuk ndjehem i sigurt, ndonëse nuk ua kam frikën. Po konfirmohet se nuk ka siguri juridike më. Mbase as fizike”, ka shkruar Kajtazi.
Kajtazi ka bërë të ditur se pajisja është prodhim britanik dhe ka një SIM kartelë dhe internet dhe sipas tij është lehtë e verifikueshme se kujt i përket.
Gazetari kosovar ka kërkuar që gjatë procesit të ekzaminimit të pajisjes të jenë të pranishëm edhe avokatët e tij.
“Pajisja është prodhim britanik me SIM kartë dhe internet. Është lehtë e verifikueshme se kujt i përket. Kërkoj që këtë rast ta marr Prokuroria Speciale. Po ashtu, kërkoj që gjatë procesit të ekzaminimit të saj të jenë të pranishëm edhe avokatët e mi”, ka shkruar Kajtazi.
Reagimi i plotë: