Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka vendosur të organizojë një protestë më 14 nëntor nga ora 11:00, para Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas një kumtese për media, vendimi për protestë u mor në mbledhjen e sotme të rregullt të kryesisë, ku u diskutuan sfidat kryesore që po përballet sektori i shëndetësisë në Kosovë
Me këtë protestë,FSSHK shpreh pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5, si dhe mosnënshkrimin e Kontratës Kolektive Sektoriale.
“FSSHK thekson se këto veprime pengojnë përmirësimin e kushteve të punës dhe zhvillimin e një sistemi shëndetësor më të qëndrueshëm dhe të drejtë për të gjithë profesionistët shëndetësor”.