×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërhyrjet e Qeverisë në sistemin e drejtësisë “nxijnë” Raportin e Progresit për Kosovën

    FrontOnline
    31 Tetor 2024

    Të mërkurën është publikuar Raporti i Progresit për Kosovën i Komisionit Evropian.

    “Vonesat dhe lufta për të hartuar së bashku reformat në drejtësi në përputhje me deklaratën e përbashkët të angazhimit të marsit 2023, tregon një mungesë të përsëritur vullneti për të forcuar sistemin e drejtësisë. Pavarësisht këshillave të forta të BE-së, Komisioni i Venecias nuk u konsultua nga qeveria dhe Kuvendi për ndryshimet përfundimtare në ligjin për KPK-në dhe për reformat e tjera kyçe. Qeveria zyrtarët priren të kritikojnë vendimet në raste individuale apo edhe specifikisht gjyqtarët apo prokurorët, gjë që është shqetësuese”, thuhet në raport.

    Nga pushteti ky raport është vlerësuar pozitivisht.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se sipas raportit të BE-së, Kosova s’ka pasur ecje mbrapa por pothuajse në të gjitha fushat është shënuar progres.

    Derisa pushteti e ka vlerësuar pozitiv raportin, njohësit e drejtësisë dhe nga shoqëria civile, e konsiderojnë Raportin e Progresit me theks të veçantë për drejtësinë si të pritshëm dhe raport që sipas tyre është “meritë” e mos angazhimit të Qeverisë.

    PDK: Raporti i Progresit konstaton dështimin e Qeverisë në reformat e drejtësisë

    Koordinatori i Departamentit për Drejtësi të PDK-së, Përparim Gruda është shprehur i shqetësuar për gjetjet në raportin e Progresit.

    Gruda për “Front Online” ka thënë se ky raport ka konstatuar dështimin në reformat e drejtësisë .

    Tutje, Gruda tha se konstatimi tjetër është edhe për sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

    “Raporti i Bashkimit Evropian për Kosovën konstaton dështimin e plotë të reformave në drejtësi dhe konstaton sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve nga ana e Qeverisë së Kosovës. Ky raport rrëzon përfundimisht propagandën e qeverisë mbi sukseset e saj”, u shpreh Gruda.

    Avokati Skender Musa: Qeveria ka penguar punën në sistemin e drejtësisë

    Avokati Skender Musa ka vlerësuar se Qeveria ‘Kurti’ nuk e ka mbështetur fare sistemin e drejtësisë.

     “Qeveria nuk e ka mbështetë, por e ka penguar dhe ka bërë vazhdimisht ndërhyrje në vendimet e Gjykatave. Nuk është reforma ashtu siç e ka kuptuar kjo Qeveri, që të ndërhynë në rastet individuale, veçmas në raste të rënda”, deklaroi Musa.

    Tutje, Musa u shpreh se ka pasur përpjekje të kapen institucionet e drejtësisë.

    Sektori i drejtësisë përballet me shumë vështirësi, vlerëson avokati Skender Musa.

    “Ne emër të reformave ka pasur përpjekje që të kapen institucionet e drejtësisë dhe të vendosen nën diktatin e institucioneve ekzekutive dhe të gjitha këto Raporti i Progresit i ka potencu. Sektori i drejtësisë ka nevojë për reforma, ky sektori po përballet me shumë vështirësi, në kryerjen e detyrave”, thotë Musa.

    Avokati Musa kritikoi Qeverinë ‘Kurti’ për mos mbajtjen e premtimeve dhe pengimin e punës në sferën e drejtësisë.

    “Raporti i Progresit në pjesën ku flitet për drejtësi ka i pritshëm dhe kjo Qeveri nuk ka kryer asnjë premtim vetëm ka penguar punën e tyre”, përfundoi Musa.

    Lëvizja FOL për Raportin e Progresit: Ndërhyrja në sistemin gjyqësor dhe prokurorial janë të papranueshme

    Viona Bunjaku nga Lëvizja FOL është shprehur se nga Raporti i Progresit është gjetur në të gjitha fushat mangësi, njëjtë si vitin e kaluar.

    “Raporti i Progresit për vitin 2024, pothuajse në të gjitha fushat ka gjetur mangësi në implementimin e rekomandimeve të vitit të kaluar dhe se të njëjtat janë përsëritur për këtë vit”, tha ajo.

    Bunjaku thotë se Raporti konstatoi dështimin e Qeverisë për reformën në drejtësi.

    “Raporti i Progresit ka konstatuar edhe njëherë se Qeveria ka dështuar të bëj reformën në drejtësi në linjë me standardet evropiane, duke mos i konsultuar amendamentet finale të Ligjit për Këshillin Prokurorial me Komisionin e Venecias”, deklaroi ajo.

    Tutje, Bunjaku nga Lëvizja FOL deklaroi se ndërhyrja e pushteti në sistemin gjyqësor është element negativ për sundimin e ligjit.

    “Ndërhyrja në sistemin gjyqësor dhe prokurorial është e papranueshme. Këto pushtete janë të ndara dhe të pavarura në ushtrimin e kompetencave dhe përplasja e Qeverisë me gjyqësorin dhe prokurorinë është një element negativ për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe transparencës”, u shpreh ajo.

    Ndrecaj: Ka pasur tendencë të Qeverisë që ta sulmojë Kushtetuesen

    Anton Ndrecaj nga Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional (CLARD) ka folur për “Front Online” lidhur me publikimin e Raportit të Progresit nga KE veçanërisht në sistemin e drejtësisë.

    Ndrecaj thotë se duke mbuluar dështimin e reformës në drejtësi, Qeveria ka tentuar ta kap Këshillin Prokurorial e Gjyqësor.

    “Procesi i Vettingut ka shkuar përmes komisionit të Venecias, i cili ka hapë rrugë për Vettingun dhe nuk ka ndodhur, për të mbuluar dështimin e asaj çfarë është premtuar është tentuar të kapet sistemi i drejtësisë duke tentuar që ta kontrollojnë Këshillin Prokurorial dhe Këshillin Gjyqësor”, tha ai.

    Ndrecaj nga CLARD tha se nga vendimet e Kushtetutës, pushteti në faza ditore vazhdon të sulmoj sistemin e drejtësisë.

    “Ka sulme të vazhdueshme kundrejt sistemi të drejtësisë duke pasur parasysh që sistemi i drejtësisë në Kushtetute është pushtet i ndarë nga qeveria është i pavarur dhe funksional, qeveria neglizhon. Tendenca e institucionit të qeverisë që të sulmojë Kushtetuesen, sepse kemi vendime që kanë dalë dhe nuk diskutohen”, deklaroi Ndrecaj për “Front Online”.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Tetor 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se rrugët ilegale të kontrabandës me Serbinë i kanë mbyllur, e tani po i hapin...
    Lajme31 Tetor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj rastit të gazetarit Vehbi Kajtazi, duke vlerësuar se zbulimi i pajisjes së përgjimit, është...
    Lajme31 Tetor 2024
    Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është ndër temat e pakta, për të cilën flitet gati çdo javë...
    Të tjera
    Lajme31 Tetor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i është përgjigjur një postimi në Facebook të ministrit të Financave, Hekuran Murati, mbi fitimet e Trustit....
    Lajme31 Tetor 2024
    Pasditen e sotme është regjistruar tërmet në Maqedoninë e Veriut. Dridhja e tokës ishte me intensitet prej 2,3 shkallëve sipas Rihterit Epiqendra...
    Lajme31 Tetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kthyer sot një deklaratë të vitit të kaluar të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili...
    Lajme31 Tetor 2024
    Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Koosvës, Berat Rukiqi, i ka reaguar Ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili ka deklaruar se ‘fitimi...
    Lajme31 Tetor 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre policëve, të cilët dyshohet se kanë arrestuar një punonjës të sigurimit për Misionin...
    Lajme31 Tetor 2024
    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka vendosur të organizojë një protestë më 14 nëntor nga ora 11:00, para Ministrisë së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.