×
  • Lajme
  • Lajme

    Raporti i Progresit për Serbinë, Kamberi: Thirrje për barazi dhe drejtësi për shqiptarët e Luginës

    FrontOnline
    31 Tetor 2024

    Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se Raporti i Progresit për Serbinë për vitin 2024, është thirrje për drejtësi dhe barazi për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

    Kamberi ka thënë se ky raport është pasqyrë e situatave së pakicave, vecanërisht mbi sfidat dhe problemet që përballen shqiptarët e Luginës.

    Ai ka renditur disa nga pikat ku shqiptarët diskriminohen vazhdimisht, ka shkruar Shaipi në Facebook.

    “Pasivizimi i adresave dhe kontrollet policore – Shqiptarët në Luginë përballen me kontrolle të rregullta mbi statusin e rezidencës që çojnë në “pasivizimin” e adresave, një veprim që rrezikon të na izolojë nga të drejtat bazë dhe qasja në shërbime shtetërore. Ky proces mbetet i paqartë dhe i paqartësuar për publikun, duke ngritur pyetje për transparencën e tij”.

    “Përfaqësimin e pamjaftueshëm të shqiptarëve në institucionet publike dhe polici – Raporti thekson nevojën urgjente për përmirësimin e përfaqësimit të shqiptarëve në administratën publike dhe policinë. Ky përfaqësim është thelbësor për të siguruar që zëri i komunitetit tonë të dëgjohet dhe që të kemi qasje të barabartë në vendimmarrje”.

    “Arsim dhe kulturë në gjuhën amtare – Tekstet shkollore në gjuhën shqipe mbeten të pamjaftueshme, ndërsa mësimi i gjuhës serbe për shqiptarët mbetet i papërshtatshëm dhe sfidues për studentët. Gjithashtu, qasja në ushtrimin e fesë dhe kulturës në gjuhën amtare është një e drejtë që ende nuk është përmbushur në nivel të mjaftueshëm”.

    “Media dhe publikimi në gjuhët edhe në gjuhën shqipe – mungesa e shërbimeve publike të mjaftueshme në gjuhët e minoriteteve është një problem madhor. Kjo kufizon aksesin e komuniteteve në informacionin e domosdoshëm dhe lë nevojat e tyre të pazëshëme në sferën publike”.

    “Gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi në media dhe nga deputetë – Fatkeqësisht, ka raste të gjuhës së urrejtjes kundër minoriteteve, duke përfshirë komunitetin shqiptar, në media dhe madje edhe nga disa deputetë. Ky fenomen rrezikon të përkeqësojë më tej marrëdhëniet dhe të inkurajojë ndjenjat ksenofobike”.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme31 Tetor 2024
    Departamenti amerikan i Shtetit tha se pajtohet me Bashkimin Evropian se Serbia ka shkelur detyrimet nga dialogu i Brukselit, duke e miratuar...
    Lajme31 Tetor 2024
    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2024 për Serbinë është thënë se shqiptarët...
    Lajme31 Tetor 2024
    Një gjurmues GPS është gjetur sot i vendosur në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazit. Një video që ai vet e ka publikuar...
    Të tjera
    Lajme31 Tetor 2024
    Me rastin e përfundimit të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, Ministria e Shëndetësisë organizon sonte mbrëmjen rozë. Sipas komunikatës për...
    Lajme31 Tetor 2024
    Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës që të bëjë hapa përpara në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe në...
    Sport31 Tetor 2024
    Java e portugezit ka qenë mjaft e keqe si në fushë, ashtu edhe jashtë saj, dhe tani ai përballet me rrezikun për...
    Lajme31 Tetor 2024
    Drejtori i portalit “Paparaci”, Vehbi Kajtazi, ka dhënë detaje në lidhje me pajisjen që i është gjetur sot në veturën e tij....
    Vip31 Tetor 2024
    Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 3, kanë vendosur të organizojnë një skeç shkuesie brenda. Diana, Ana, Lela, Gresa, Kevin...
    Vip31 Tetor 2024
    Xheneta ka rrëfyer para banorëve për historinë  e saj të frikshme. Ajo tha se i ka ndodhur gjatë punës së saj në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.