Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës që të bëjë hapa përpara në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe në përputhje me draftstatutin e BE-së.
Nga BE është thënë se formimi i Asociacionit është obligim i Kosovës nga marrëveshje e vitit 2013 e ratifikuar në Kuvend.
Kjo deklaratë e BE-së është bërë kur janë pyetur për atë që u shpreh Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca se Kosova s’po trajtohet si shtet nga BE dhe si kanë marrë të drejtën për hartimin e draftstatutit të Asociacionit.
Ajo ka thënë se përmbushja e obligimeve është e detyrueshme për dyja vendet dhe se edhe Serbia pritet të përmbushë obligimet e saj që rrjedhin nga kjo marrëvshje.
“Serbia pritet të përmbushë obligimet e saj që rrjedhin nga Marrëveshja për Rrugën e Normalizimit, paralelisht me Kosovën që të ecë përpara me themelimin e Asociacionit bazuar në Draft Statutin Evropian, në përputhje me planin e zbatimit të propozuar nga Lehtësuesi i BE-së”, ka deklaruar BE-ja.