Bankat komerciale në Kosovë sivjet kanë thyer rekordin e fitimit. Për 9 muaj të këtij viti kanë shënuar 138.6 milionë euro fitim neto, fitim ky më i larti që nga paslufta, raporton portal Front Online.
Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) të hyrat e tilla sistemi bankar i ka siguruar nga tarifat e shërbimeve dhe normat e interesit në kredi. Sipas BQK-së, norma mesatare e interesit në kredi është 6.1%, përderisa normat mesatare të interesit në depozita janë 2.9%.
/Front Online/