×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi: Raporti për vendin i rëndësishëm, shihet ku është kryer punë e mirë dhe ku ka ngecje

    FrontOnline
    30 Tetor 2024

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova është shteti më pro-evropian që përfaqëson vlerat evropiane e demokratike.

    Këto komente ai i bëri pas takimit me shefin e Zyrës së BE-së Aivo Orav, në të cilin është bërë dorëzimi i Raportit për Vendin për vitin 2024.

    Bislimi ka thënë se Raporti e përgëzon Kosovën për vendosjen e masave ndaj Rusisë dhe si dhe për progresin për vizat.

    “Zgjerimi i BE ka qenë dhe mbetet stabiliteti i paqes në Evropë. Sot paketa përfshin dhjetë shtete, nga shtatë sa ishin më herët. Si shteti më pro-evropian, Kosova përfaqëson vlerat evropiane, të demokracisë, barazisë dhe sundimit të ligjit.Kjo ditë është e rëndësishme për shkak se shihet se ku është kryer punë e mirë dhe ku ka ngecje. Raporti e përgëzon për vendosjen e masave ndaj Rusisë dhe si dhe për progresin për vizat me BE-në’’, ka thënë Bislimi.

    Përkushtimi i Kosovës proaktive, ka ndihmuar në kapërcimin e sfidave të mëtejshme. KE përgëzon Kosovën për Agjendën e Reformave për vitin 2027, u shpreh më tutje Bislimi.

    Bislimi ka theksuar se i mirëpret rekomandimet e tij, pavarësisht këtyre masave. Sipas tij, Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesat për heqjen e tyre.

    “I mirëpres rekomandimet e këtij raporti, do të vazhdojmë zbatimin e këtyre rekomandimeve, pavarësisht masave të padrejta ndaj Kosovës, masa që janë në kundërshtim me vlerat e BE-se. Kosova i ka përmbushur të gjitha kërkesat dhe beson se konform rekomandimit të Z.Borell, Këshilli i Ministrave të heqë masat ndaj Kosovës”, u shpreh Bislimi.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Tetor 2024
    Faton Klinaku nga OVL-UÇK ka komentuar deklaratën e kryediplomates Donika Gërvalla në Këshill të Sigurimit të OKB-së, e cila e cilëson Oliver...
    Lajme30 Tetor 2024
    Sot është publikuar Raporti i Progresit për Kosovën. Ky raport shpërfaq përparimet dhe ngecjet e Kosovës, për rrugën e saj euro-atlantike. Sipas...
    Lajme30 Tetor 2024
    Sot është publikuar Raporti i Progresit për Kosovën. Ky raport shpërfaq përparimet dhe ngecjet e Kosovës, për rrugën e saj euro-atlantike. Sipas...
    Të tjera
    Sport30 Tetor 2024
    Real Madridi është i vendosur të konkurrojë me Ajaxin, për të nënshkruar me sensacionin e ri të Bayern Munich, Lennart Karl. Sipas...
    Lajme30 Tetor 2024
    Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, në konferencën për media ku u njoftua miratimi i Pakos vjetore të Zgjerimit, ka folur edhe...
    Lajme30 Tetor 2024
    Në kapitullin e 24’të të Raportit të Progresit flitet për drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, ku thuhet se Kosova ka bërë pak progres....
    Lajme30 Tetor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë ditë së mërkurë ka reaguar në lidhje me mënyrën e trajtimit të rastit të një prone...
    Lajme30 Tetor 2024
    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka problemin me asociacionin, por...
    Lajme30 Tetor 2024
    Bashkimi Evropian ka publikuar sot Raportin e Progresit ku jepen vlerësime për vendim për secilën fushë. Në një pjesë të raportit kushtuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.