×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla: Problemi i Vuçiqit s’është Asociacioni, por vetë ekzistenca e Kosovës

    FrontOnline
    30 Tetor 2024

    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka problemin me asociacionin, por se atë e shqetëson vetë ekzistenca e Kosovës.

    “Mos i besoni këta njerëz të rrezikshëm. Asnjë fjalë. Vuçiqi po përgatitet, është i gatshëm për më shumë. Ka murale gjigante nëpër Serbi që thonë se ushtria serbe do të kthehet në Kosovë. Murale të tilla në një vend të tillë autokratik, s’janë rastësi. Përditë e më shumë ekspertë paralajmërojnë se Serbia i ngjan Serbisë fashite të viteve ’90…Problemi i Vuçiqit s’ka të bëjë me Asociacionin, por me vetë ekzistencën tonë. Për të Asociacioni nuk është vegël për të lehtësuar jetën e qytetarëve, është opsion për ta copëtuar një vend të territorit tonë”, tha Gërvalla.

    Gërvalla në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe presidenti rus, Vladimir Putin kanë interes të shkatërrojnë Kosovën, por sipas saj askush nuk mund të mashtrohet.

    “Ta sqarojmë njëherë se nuk ka asnjë vend në botë, që quhet Kosovë e Metohi. Ka Kosovë, Kosova apo Republika e Kosovës…Të mos besohet asnjë nga gënjeshtrat se kinse qytetarët e Kosovës nuk kanë qasje në shëndetësi, arsim dhe llogari bankare. Realiteti është i qartë. Përfundimisht qytetarët po marrin frymë lirshëm dhe pa frikë nga bandat kriminale…Vuçiqi e Putini s’janë dorëzua. Ata kanë interes të shkatërrojnë Republikën e pavarur të Kosovës edhe me forcë. Askush s’mund të mashtrohet. Është dëshmuar tashmë e do ta provojnë prapë”, ka thënë Gërvalla. /teve1.info/

    Nga Rubrika
    Lajme30 Tetor 2024
    Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, në konferencën për media ku u njoftua miratimi i Pakos vjetore të Zgjerimit, ka folur edhe...
    Lajme30 Tetor 2024
    Në kapitullin e 24’të të Raportit të Progresit flitet për drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, ku thuhet se Kosova ka bërë pak progres....
    Lajme30 Tetor 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë ditë së mërkurë ka reaguar në lidhje me mënyrën e trajtimit të rastit të një prone...
    Të tjera
    Lajme30 Tetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ka thënë se Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriç,...
    Lajme30 Tetor 2024
    Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së aktualisht po diskutohet për raportin gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për punën e misionit...
    Lajme30 Tetor 2024
    Reagim ndaj kërcënimit të prokurores Lumturije Hoxha dhe zëdhënësit Shkodran Nikçi në Prokurorinë Themelore në Pejë Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe...
    Lajme30 Tetor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas Raportit të Progresit për Kosovën, për vitin 2024. Sipas Krasniqit, ky...
    Lajme30 Tetor 2024
    Zëdhënësi e deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Kurti, i cili tha se opozita po bën...
    Lajme30 Tetor 2024
    Raporti i Progresit për Kosovën nga Komisioni Evropian vë në pah kërkesën për azil në shtetet e Bashkimit Evropian, e cila duket...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.