Përmbytje të mëdha kanë ndodhur në Spanjën Juglindore, si pasojë e shirave të rrëmbyeshme që kanë ndodhur atje.
51 personave raportohet se kanë vdekur deri më tani atje.
Klankosova.tv merr vesh se si pasojë e këtyre përmbytjeve të bllkokuar ka mbetur edhe ekipi i Kosovës Auto Sportit të Kosovës.
“Po, është e vërtetë. Kishin mbetur të bllokuar si pasojë e përmbytjeve. Kanë pasur me u nis dje për me ardh në Kosovë, por kanë mbetur të bllokuar në Aeroportin e Valencias”, tha për Klankosova.tv ky burim.
Ekipi i Kosovës ka marrë pjesë në njërën prej garave më të mëdha botërore “FIA Motorsport Games”, të mbajtur në Valencia të Spanjës.
Kosova u paraqit me shtatë garues në pesë disiplina të ndryshme, ndërsa veçohet paraqitja e dyshes Rion Tytynxhiu dhe Rubina Krasniqi, të cilët u renditën në tetë garuesit më të mirë në disiplinën karting sllallom.