×
  • Lajme
  • Lajme

    “Prishtina Rozë” në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

    FrontOnline
    29 Tetor 2024

    Në kuadër të aktiviteteve të mbajtura në tetor, në muajin e ndërgjegjësimit për kujdesin ndaj kancerit të gjirit, në mbrëmjen e së martës, në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, janë ndriçuar me ngjyrë rozë objektet e Komunës së Prishtinës, Bibliotekës Kombëtare, Pallatit të Rinisë, Sahat Kullës, Katedrales, e tjera.

    Për dallim prej Kosovës, në shumë vende perëndimore, grave, sidomos në tetor, u kërkohet të shkojnë për të kryer mamografinë - ekzaminim me rreze X që përdoret për të zbuluar sëmundje të gjirit, si kanceri. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë ditë më parë se tani mamografia bëhet falas në gjithë vendin. Në foto: Biblioteka Kombëtare e Kosovës.
    1Për dallim prej Kosovës, në shumë vende perëndimore, grave, sidomos në tetor, u kërkohet të shkojnë për të kryer mamografinë – ekzaminim me rreze X që përdoret për të zbuluar sëmundje të gjirit, si kanceri.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë ditë më parë se tani mamografia bëhet falas në gjithë vendin.

    Në foto: Biblioteka Kombëtare e Kosovës.

    Sipas zyrës së organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë, pothuajse gjysma e grave në Kosovë nuk janë të informuara për procedurat e detektimit të hershëm të sëmundjeve malinje. Sëmundje malinje janë, për shembull, kanceri dhe leukemia. Shkalla e informimit është më e ulëta në mesin e grave mbi moshën 55 vjeçare.  Në foto: Objekti i ndriçuar i Termokosit.
    2Sipas zyrës së organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë, pothuajse gjysma e grave në Kosovë nuk janë të informuara për procedurat e detektimit të hershëm të sëmundjeve malinje. Sëmundje malinje janë, për shembull, kanceri dhe leukemia. Shkalla e informimit është më e ulëta në mesin e grave mbi moshën 55 vjeçare.

    Në foto: Objekti i ndriçuar i Termokosit.

    Edhe pse prek edhe burrat, kanceri i gjirit është më i shpeshtë në mesin e grave. Në vitin 2022 u raportuan mbi 2.2 milionë raste të reja të kancerit të gjirit në mesin e grave në botë. Ndërkohë, gjatë muajve janar-shtator të këtij viti, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë trajtuar gjithsej 335 raste me kancer të gjirit, prej të cilave vetëm tre ishin burra. Në foto: Objekti i Termokosit.
    3Edhe pse prek edhe burrat, kanceri i gjirit është më i shpeshtë në mesin e grave. Në vitin 2022 u raportuan mbi 2.2 milionë raste të reja të kancerit të gjirit në mesin e grave në botë.

    Ndërkohë, gjatë muajve janar-shtator të këtij viti, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë trajtuar gjithsej 335 raste me kancer të gjirit, prej të cilave vetëm tre ishin burra.

    Në foto: Objekti i Termokosit.

    Në kuadër të aktiviteteve të organizuara në tetor, me qëllim të ndërgjegjësimit për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, është mbajtur edhe ecja në Prishtinë. Në foto: Objekti i ndriçuar i Sahat Kullës.
    4Në kuadër të aktiviteteve të organizuara në tetor, me qëllim të ndërgjegjësimit për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, është mbajtur edhe ecja në Prishtinë.

    Në foto: Objekti i ndriçuar i Sahat Kullës. /REL

    Nga Rubrika
    Kronika29 Tetor 2024
    Djali 27-vjeçar i familjes Podrimqaku nga Vitomirica e Pejës, Laurant Podrimaqku që u largua qe po kërkohej qe disa ditë, u gjet...
    Lajme29 Tetor 2024
    Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit e vrasja e rreshterit, Afrim Bunjaku, sollën para drejtësisë së Republikës së Kosovës, tre nga 45...
    Lajme29 Tetor 2024
    Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, sot ka vazhduar takimet masive me qytetarë në Kaçanik. Hamza ka thënë se me me...
    Të tjera
    Lajme29 Tetor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Republika e Turqisë ka qenë mbështetëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha proceset,...
    Lajme29 Tetor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka shpalosur disa video në emisionin DPT Fidani se çfarë mendimi dhe çka deklaronin kryeministri Albin Kurti...
    Lajme29 Tetor 2024
    Kreu i NISMA Social-Demokrate, Fatmir Limaj, ka publikuar një video të një banori të fshatit Majec, i cili fliste për vështirësite e...
    Lajme29 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala për ‘’Front Online’’ ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave për sektorin publik,...
    Lajme29 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë edhe një njoftim shtesë, mbi vendimin për rritje të pagave, që parashihet në fazën e parë të...
    Vip29 Tetor 2024
    Ish-banorja e BBV, Sara Gjordeni teksa është në pritje të vajzës së saj, të cilës i kanë bërë edhe emrin publik tashmë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.