×
  • Sport
  • Sport

    UEFA i zbulon gjasat e Kosovës për t’u promovuar në Ligën B të Ligës së Kombeve

    FrontOnline
    24 Tetor 2024

    Kosova do t’i zhvillojë në nëntor dy ndeshjet e fundit të edicionit 2024/25 të Ligës së Kombeve.

    Dardanët aktualisht garojnë në Ligën C, Grupi 2, ndërsa gjenden në vendin e tretë me 9 pikë, 3 më pak se liderja Rumania.

    Trupa e Franco Fodës i ka regjistruar tri fitore radhazi, të cilat vijnë pas humbjes nga Rumania.

    E UEFA i ka zbuluar shanset e Kosovës për të kaluar në Ligën B në edicionin 2026/27.

    Sipas shtëpisë së futbollit evropian, me një fitore eventuale ndaj Rumanisë në udhëtim, Kosova do t’i mbajë gjallë shpresat për t’u promovuar direkt në Ligën B, duke shpresuar që rumunët do të dështojnë në xhiron e fundit.

    Por, një fitore eventuale me më shumë se tre gola epërsi do ta shpinte Kosovën në vendin e parë dhe me shumë gjasa që të përfundojë si lidere e grupit.

    Pra, vendi i parë promovohet direkt në Ligën B, kurse vendi i dytë luan në “Play-Off”.

    Më reale, Kosova i ka gjasat për të përfunduar si e dyta.

    Kjo nënkupton se Verdhekaltrit do të luajnë me të tretin në tabelë nga Liga B në dy ndeshje me sistem vajtje-ardhje në ndeshjen e konsideruar si promovim/rënie e “Play-Off”-it.

    Skuadra që del më mirë nga këto dy përballje do të kalojë në Ligën B në edicionin 2026/27, kurse humbësja do të luajë në Ligën C në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

    Gjithçka do të qartësohet pasi Kosova t’i ketë zhvilluar dy ndeshjet e nëntorit, me Rumaninë në udhëtim dhe me Lituaninë në shtëpi. /Gazeta Express/

    Nga Rubrika
    Sport24 Tetor 2024
    Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA, e ka publikuar ranglistën e re të kombëtareve. Për herë të parë në histori, Kosova...
    Sport24 Tetor 2024
    Edon Zhegrova ishte mbrëmë protagonist në fitoren e Lillet ndaj Atletico Madridit me rezultat 3:1. Ylli kosovar e shënoi njërin prej tre...
    Sport24 Tetor 2024
    Padyshim është një nga “strategët” më të mirë në historinë e sportit të futbollit, pavarësisht se ndarjet asnjëherë nuk i ka pasur...
    Të tjera
    Lajme24 Tetor 2024
    Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, sot e nisi fjalën e saj në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës duke kritikuar kryeparlamentarin...
    Lajme24 Tetor 2024
    Deputeti I LDK-së, Armend Zemaj ka kërkuar nga organet kompetente që të vazhdojnë hetimet e plota dhe të thelluara për skandalet në...
    Lajme24 Tetor 2024
    Profesori i çështjeve të sigurisë, Avni Islami,  përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pas deklaratave të fundit të analistit serb, Milovan...
    Lajme24 Tetor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar Qeverinë Kurti për punën që ka bërë për gjatë këtij mandati. Në një seancë të...
    Lajme24 Tetor 2024
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj sot para deputetëve në kuvend tha se kjo qeveri do të mbahet mend si ajo që riktheu...
    Lajme24 Tetor 2024
    Deputeti i pavarur, Haki Abazi tha se ka “tendencë për ngulfatje të demokracisë”, ndërsa komentoi mungesën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.