×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria ngre aktakuzë ndaj ish-mis Kosovës për kërcënim dhe shantazh ndaj një afaristi, kërkon dënim maksimal

    FrontOnline
    24 Tetor 2024

    Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj ish-miss Kosova, Zana Berishës për shantazh dhe zhvatje ndaj biznesmenit, I.J. Aktakuza të cilën një kopje të saj e posedon “Epoka e re”, mbanë datën e protokollit 30.07.2024 me numër: PP/II/nr.1841-3/23. Aktakuza është ngritur nga Prokurori i Shtetit në mbështetje të nenit 234 pa.1, 235 par.1, 236 par.1 dhe 239 të kodit nr. 08/L-032 të procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

    Siç shkruan në aktakuzë e pandehura Zana Berisha ka qenë në arrest shtëpiak nga data 8 tetor 2023, deri më 8 nëntor 2023, e cila masë me aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren Ppr.nr.657/2023 është vazhduar deri më datë 8 dhjetor 2023. Gjykatat Themelore në Prizren me aktvendim Prp.nr.657/2023 ka ndërprerë masën e arrestit shtëpiak dhe ka zëvendësuar me masën e paraqitjes në stacion policor e cila masë ka zgjatur deri më 8 janar 2024

    Kujtojmë që ish-miss Kosova është arrestuar në aeroportin “Adem Jashari”, nga policia e Kosovës, arrestim që kishte bërë bujë të madhe në mediat vendore të Kosovës dhe atyre në Shqipëri. Po ashtu mediat kanë raportuar se ndaj ish-miss-it priten edhe aktakuza te reja nga qytetar të Shqipërisë dhe Kosovës me akuzat e njëjta për shantazh.

    Sipas Aktakuzës së ngritur nga Prokuroria është bërë e ditur se hetimet për këtë çështje tashmë kishin nisur dhe përfshijnë raste që kanë ndodhur mes ish-missit dhe biznesmenit, në periudha të ndryshme, që nga viti 2021 dhe se këto hetime rezultojnë të mbyllura ku edhe është bërë publike aktakuza e cila mban datën 27 korrik të vitit 2024, dhe e protokolluar me 30 korrik 2024.

    Në këtë aktakuzë të ngritur nga Prokuroria është e përfshirë e gjithë historia e ndodhur që nga fillimi i njohjes së ish-miss Kosovës dhe biznesmenit të njohur, e që kishte përfunduar me përfitim të kundërligjshëm të pasurisë nga ana e Berishës, e cila arriti ta shantazhojë biznesmenin për vite me radhë, duke e kërcënuar se do t’i dëmtojë imazhin.

    Ekzistojnë dyshime se të gjitha kërcënimet dhe shantazhet që Zana Berisha i bën në bashkëpunim me persona tjerë, pasi ka mbështetje nga një rreth i ngushtë personash, ndërsa personi kryesor mund të jetë në një marrëdhënie me të e që pritet të bëhet me dije se kush është ai person gjatë seancave gjyqësore.

    Prokuroria Themelore në Prizren erdhi në përfundim se ekziston dyshimi i bazuar se më këto veprime e pandehura Zana Berisha ka kryer vepër penale: Shantazhi nga neni 329 paragrafi 2. lidhur me paragrafin 1.lidhur me nenin 77 paragrafi 1 dhe 2 të Kodit nr. 06-L/074 Penal të Republikës së Kosovës. Mbi bazën e ekzistimit të bazuar të veprës penale, Prokuroria i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prizren, Departamentit të Përgjithshëm , divizionit penal që të caktohet dhe mbahet shqyrtimi fillestar dhe ai gjyqësor, në të cilin duhet të ftohen, Prokurori i Shtetit, e pandehura, i dëmtuari në cilësinë e dëshmitarit, familjarët e të dëmtuarit dhe dëshmitarët e cekur në aktakuzë. Po ashtu prokuroria ka kërkuar që të gjitha provat e siguruara të lexohen dhe të vërtetohen si dhe të merren parasysh deklaratat e dëshmitarëve.

    Po ashtu prokuroria ka kërkuar që në mbështetje të nenit 235 par. 1, nen. par 1.10 të KPPRK-së se në rastin e përcaktimit të llojit të lartësisë së dënimit të merret parasysh edhe pranimi i fajësisë nga e pandehura dhe konform nenit 70 të KPRK-së, gjykata të merr rrethana lehtësuese. Po ashtu prokuroria në aktakuzë kërkon që të urdhëroj kryesen e veprës për të paguar shumën e barasvlershme pasurore të fituar me vepër penale në vlerë prej 85.000 euro. Si dhe pas mbajtjes së shqyrtimit kryesor, administrimit të veprës penale për të cilën akuzohet e pandehura të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit në fuqi. Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokurori i Shtetit, ish-miss Kosova e ka pranuar se ka dërguar foto dhe video në numrat e telefonit të familjarëve të të dëmtuarit dhe kjo formë e shantazhit është vërtetuar edhe në aktakuzë..

    Nga provat e siguruara në këtë çështje penale, rezulton dyshimi i bazuar mirë se e pandehura e lartpërmendur ka kryer veprën penale për të cilat akuzohet, në kohën, vendin dhe në mënyrën e përshkruar si aktakuzë, thuhet në fund të aktakuzës  të ngritur nga Prokurori i Shtetit. “Epoka e re”, pasi ka siguruar kopjen e aktakuzës, ka kontaktuar me të dëmtuarin I.J i cili jeton në Zvicër dhe është pyetur në lidhje me gjithë situatën e krijuar në mes ish-miss Kosova dhe atij. Z. Jemini ka thënë se tashmë çdo gjë është në duart e drejtësisë së Kosovës dhe e pret verdiktin përfundimtar duke besuar se të gjitha dyshimet e bazuar të prokurorisë do të vërtetohen dhe se e akuzuara do të merr vendimin e merituar. “Çdo gjë është në duart e drejtësisë, tashmë ajo do të vendos për këtë çështje”, ka deklaruar Jemini. Ndërkohë që Epoka ere merr vesh se ish-missi e ka qitur në lajthitje edhe prindin e tij, i cili pritet të ballafaqohet me akuza të njëjta. /s.z/

      

    Nga Rubrika
    Lajme24 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës e ka përfunduar seancën e jashtëzakonshme që sot u thirr nga opozita për të diskutuar për “skandalet dhe keqmenaxhimin...
    Lajme24 Tetor 2024
    Rreth orës 12:00, në Bruksel raportohet të ketë përfunduar takimi mes ndërmjetësit Mirosllav Lajçak dhe kryenegociatorit serb për bisedimet Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq,...
    Lajme24 Tetor 2024
    Deputetja e PDK’së, Eliza Hoxha, e ka falënderuar kryekuvendarin Konjufca, që ka shkuar sot në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita...
    Të tjera
    Lajme24 Tetor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar Qeverinë Kurti për punën që ka bërë për gjatë këtij mandati. Në një seancë të...
    Lajme24 Tetor 2024
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj sot para deputetëve në kuvend tha se kjo qeveri do të mbahet mend si ajo që riktheu...
    Lajme24 Tetor 2024
    Deputeti i pavarur, Haki Abazi tha se ka “tendencë për ngulfatje të demokracisë”, ndërsa komentoi mungesën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në...
    Lajme24 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, në një prononcim për media tha se po pret që të njoftohet nga kryenegociatori Besnik Bislimi, se çka është...
    Lajme24 Tetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se zgjidhja në sektorin e energjisë elektrike nuk është e thjeshtë, por tha...
    Lajme24 Tetor 2024
    Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, ndodhen më 24 tetor në Bruksel për rundin e ri të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.