×
  • Lajme
  • Lajme

    Pushteti në ‘luftë’ me mediat: Prokuroria nis hetimet ndaj gazetarëve Vehbi Kajtazit dhe Lirim Mehmetajt

    FrontOnline
    23 Tetor 2024

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetime penale ndaj dy gazetarëve Vehbi Kajtazi dhe Lirim Mehmetaj, ka konfirmuar Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi.

    Hetimi ndaj dy gazetarëve ndërlidhet me zbulimin e identitetit të zyrtarëve të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

    Në një deklaratë për Paparacin të mërkurën, Kryeprokurori i Prokurorisë në Prishtinë, Zejnullah Gashi tha se rasti i është ndarë një prokurori.

    “Po, kanë nisur hetimet. Rasti i është ndarë një prokurori”, ka thënë Gashi.

    Paparaci, ka kërkuar sqarime tjera për rastin, por Zyra për Media e Prokurorisë në Prishtinë ka thënë se prokuroria është në shqyrtim të informacionit që lidhet me lëndën.

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë, në lidhje me pyetjet tuaja  ju njofton është në shqyrtim të informacionit që lidhet me rastin që ju po pyesni, tani për tani nuk mundemi të japim më shumë informacione”, ka thënë Prokuroria Themelore në Prishtinë në një përgjigje me shkrim të mërkurën.

    Gazetari Vehbi Kajtazi tha të martën se ai dhe tre gazetarë të tjerë, Berat Buzhala, Ilir Mirena dhe Lirim Mehmetaj ndodhen nën vëzhgim të paligjshëm nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Kajtazi tha se këto veprime të pretenduara të AKI-së dëshmojnë për shndërrimin e agjencisë në “organizatë kriminale të pushtetit”.

    Lidhur me hetimet që po zhvillohen ndaj tij dhe gazetarit Lirim Mehmetaj, Kajtazi tha se rasti është iniciuar nga AKI-ja përmes një raporti që agjencia i ka dërguar ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të

    “Kelmendi, këtë shkresë që kërkohet burgim për mua dhe Lirimin, ia ka dorëzuar Prokurorisë Themelore në Prishtinë”, tha Kajtazi në një shkrim në rrjetin social ‘Facebook’ të martën.

    Sipas Kajtazit, hetimi ndaj tij dhe Mehmetajt ndërlidhet me ekspozimin e implikimit të AKI-së në lajmin e mediumit me bazë në Bosnjë e Hercegovinë, Slobodna Bosna, i cili raportoi për gjoja financimin e dy portaleve kosovare nga Serbia.

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Lajme23 Tetor 2024
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, është takuar në Beograd me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë,...
    Lajme23 Tetor 2024
    Institucioni i Avokatit të Popullit ka publikuar Raportin ex-officio, lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut gjatë zhvillimit të procesit të...
    Lajme23 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se është miratuar kërkesa e shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili mblodhi 43...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, ka njoftuar se “dy terroristë” janë neutralizuar në “sulmin terrorist” në ambientet e kompanisë turke...
    Lajme23 Tetor 2024
    Sekretari i PSD-së, Nol Nushi, ka reaguar pasi Sllovakia ka vendosur për mbylljen e zyrës së saj ndërlidhëse në Kosovë. Ai ka...
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën për shtyp pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka thënë...
    Lajme23 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka bërë thirrje për një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës në konkursin e hapur nga Këshilli Prokurorial i...
    Sport23 Tetor 2024
    Ivan Jurić këmbëngul se Roma ende nuk ka një mentalitet fitues, por lojtarët kanë mundësinë të shohin përtej kaosit dhe ta përmirësojnë...
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.