×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërvalla ndan detaje për hapjen e Konsullatës së Kosovës në Strasburg

    FrontOnline
    23 Tetor 2024

    Në prani të ambasadorëve dhe konsujve të shumë shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, eurodeputetëve, miqve të shumtë të Kosovës, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, bashkë me Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Strasburg, ambasadorin Lulzim Hiseni, inauguruan objektin e ri të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Strasburg.

    Në njoftimin për media bëhet e ditur se objekti i ri i Konsullatës, me një sipërfaqe prej 350 m², është i vendosur në një zonë strategjike ngjitur me qendrën historike të qytetit, prapa katedrales së njohur “Saint Paul” dhe në mes të aleatëve më të fortë të Kosovës, misionit diplomatik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Gjermanisë.

    Gërvalla para të pranishmëve të shumtë tha se tani, “në Strasburg, flasim për standardet demokratike, për sundimin e ligjit, për të drejtat e njeriut dhe jam e lumtur që sërish këtë vit, të gjitha institucionet ndërkombëtare të besueshme e kanë konfirmuar Kosovën si kampion të demokracisë dhe sundimit të ligjit në rajonin tonë”.

    Ambasadori Lulzim Hiseni tha se blerja e kësaj prone të mrekullueshme në zemër të Strasburgut, kryeqyteti evropian, simbol i paqes dhe pajtimit, tregon përkushtimin e Kosovës për të qenë thellësisht e rrënjosur në vlerat evropiane.

    Objekti i sapo inauguruar është pronë e Republikës së Kosovës dhe vjen pas vendimit të Qeverisë së Republikës për të blerë hap pas hapi objektet e misioneve të Kosovës jashtë vendit. Tashmë janë blerë objektet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Senegal dhe Kroaci.

    Ceremoninë e madhështuan me përformancat e tyre artistët nga Kosova, Visar Kuçi në violinë dhe Lirika Pula në piano si dhe u ekspozuan pikturat e piktores nga Kosova, Marigona Ademi e cila mbajti ekspozitën e saj në hapësirat e Këshillit të Evropës, gjatë muajit maj të këtij viti.

    Për hapjen e kësaj Konsullate njoftoi fillimisht kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë.

    Ai tha se në proces të blerjes janë edhe objektet e ambasadave në Itali, Turqi, Gjermani dhe Kanada, raporton Klankosova.tv.

    “Dje përuruam objektin e ri të Konsulatës tonë në Strasburg që tashmë është pronë e shtetit dhe shtëpi e përhershme e Republikës së Kosovës. Po vazhdojmë me blerjen e objekteve të ambasadave tona në shtetet kyçe për shërbimin tonë diplomatik. Pas blerjes së objektit të ambasadave në ShBA, Angli, Kroaci, Senegal e tash në Strasburg, në proces të blerjes janë edhe objektet e ambasadave në Itali, Turqi, Gjermani dhe Kanada”, tha shefi i qeverisë,

     Petrol Company  prin me çmime me të lira në derivate dhe shumë oferta të tjera
    Nga Rubrika
    Lajme23 Tetor 2024
    Jusuf Azemi, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, ka thënë se sot një punëtore e Kuvendit të Kosovës...
    Lajme23 Tetor 2024
    Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pasi Sllovakia ka njoftuar që do ta mbyllë zyrën ndërlidhëse në...
    Lajme23 Tetor 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka arritur në Tiranë. Ajo është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri i Shqipërisë,...
    Të tjera
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka njoftuar se me nënshkrimin e 43 deputetëve, nesër kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme....
    Lajme23 Tetor 2024
    13 persona janë dërguar në mbajtje lidhur me disa të shtëna me armë zjarri që kanë ndodhur sot në orët e para...
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Ditën Kombëtare popullin hungarez që siç tha, sot nderojnë luftën e guximshme të...
    Sport23 Tetor 2024
    Dhjetë lojtarë shqiptarë ose me prejardhje shqiptare e kanë mundësinë të luajnë sonte në Ligën e Kampionëve Berat Gjimshiti luan sonte me...
    Lajme23 Tetor 2024
    Komisioni Evropian e ka bërë hapin kyç për të mundësuar pagesat e para për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Plani i Rritjes...
    Lajme23 Tetor 2024
    Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë pranuar informata se një person në fshatin Prelez të Muhaxherëve posedon armë zjarri. H.R. të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.