×
  • Lajme
  • Lajme

    BE rithekson parakushtet e veçanta për Kosovën dhe Serbinë për përfitimin nga milionat e Planit të Rritjes

    FrontOnline
    23 Tetor 2024

    Komisioni Evropian ka konfirmuar sot se edhe zyrtarisht janë aprovuar Reformat e Agjendave për shtetet e Ballkanit Perëndimor, përjashtuar Bosnje e Hercegovinën, duke e hapur kështu rrugën për kryerjen e pagesave të para, shkruan Gazeta Express.

    Në njoftimin zyrtar të Komisionit Evropian, është treguar se pagesat do të bëhen dy herë në vit deri në vitin 2027, ndërkohë që për të marrë këto para janë disa kushte të përgjithshme dhe disa të veçanta që vlejnë vetëm për Kosovën dhe Serbinë.

    Në këto parakushte përfshihet angazhimin konstruktiv në dialog dhe zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të dialogut, gjë që do të vlerësohet nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS).

    “Parakushtet për ruajtjen e mekanizmave demokratikë, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Një parakusht specifik vlen për Serbinë dhe Kosovën, të cilët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në normalizimin e marrëdhënieve të tyre, duke përfshirë zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të Dialogut, të cilat do të vlerësohen duke marrë parasysh rolin dhe kontributin e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm”, thekson njoftimi i sotëm i Komisionit Evropian.

    “Pagesat do të bëhen dy herë në vit deri në vitin 2027, bazuar në kërkesat e paraqitura nga partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe verifikimin nga Komisioni të tre grupeve të kushteve”, thuhet në njoftimin e KE.

    Komisioni sqaron tek hapat e radhës se plotësimi i parakushteve është çelësi që mundëson dhënien e parafinancimeve dhe Komisioni Evropian do të monitorojë një gjë të tillë para çdo pagese.

    “Lëshimi i parafinancimit do t’i nënshtrohet hyrjes në fuqi të marrëveshjeve të lehtësisë dhe kredisë, si dhe do të jetë subjekt i respektimit të parakushteve, të cilat Komisioni do t’i monitorojë përpara çdo pagese”, sqaron Komisioni Evropian.

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari I Kuvendit, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim pjesëmarrësit e edicionit të 10-të në Shkollën Diplomatike, që organizohet nga Akademia...
    Lajme23 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se sot është aprovuar agjenda e reformave të Kosovës nga Komisioni Evropian, në kuadër të...
    Lajme23 Tetor 2024
    Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhje, në të cilën ka marrë këto vendime: –          Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së...
    Të tjera
    Lajme23 Tetor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovë dhe deputetja Hykmete Bajrami, duke kritikuar qeverisjen e tanishme, ka deklaruar se 95% e premtimeve të...
    Vip23 Tetor 2024
    Pas raportimeve të shumta për një lidhje të mundshme mes Capital T dhe Adrola Dushi, kjo e fundit kishte publikuar edhe një...
    Lajme23 Tetor 2024
    Pas përfundimit të dëshmisë së Fadil Gecit, dëshmitari i radhës në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së është Nuredin Ibishi i njohur me...
    Lajme23 Tetor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka lidhur marrëveshje mjekësore me atë të Turqisë. Kështu ka njoftuar ministri Ejup Maqedonci me anë të...
    Lajme23 Tetor 2024
    Prokurorja e Specializuar Kimberly West dhe Zëvendës-Prokurori i Specializuar Ward Ferdinandusse do të vizitojnë Kosovën. Në njoftim nga Gjykata Speciale, thuhet se...
    Lajme23 Tetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka falënderuar USAID-in i cili qëndroi pranë Kosovës tash e 25 vjet. Me anë të një mesazhi,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.