×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër të lënduar e 13 të arrestuar për një të shtëna me armë e përleshje në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, Policia jep detaje

    FrontOnline
    23 Tetor 2024

    13 persona janë dërguar në mbajtje lidhur me disa të shtëna me armë zjarri që kanë ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në rrugën “Lidhja e Pejës”, ku një person është plagosur e tre të tjerë kanë marrë lëndime gjatë përleshjes.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

    “Sot rreth orës 01:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e deritanishme raportohet për katër persona të lënduar, njëri prej të cilëve  dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime gjatë përleshjes ku dyshohet të jenë përdorë mjete të forta. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit. Deri tani nga ana e policisë  janë identifikuar, arrestuar dhe dërguar në majtje 13 persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast që është cilësuar si vrasje në tentativë”, ka thënë Ahmeti për “Betimi për Drejtësi”.

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme23 Tetor 2024
    Qeveria e Kosovës sot ka mbajtur mbledhje, në të cilën ka marrë këto vendime: –          Miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së...
    Lajme23 Tetor 2024
    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka mirëpritur të hënën prokuroren e specializuar Kimberly West. Me anë të...
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka njoftuar se me nënshkrimin e 43 deputetëve, nesër kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme....
    Të tjera
    Lajme23 Tetor 2024
    Prokurorja e Specializuar Kimberly West dhe Zëvendës-Prokurori i Specializuar Ward Ferdinandusse do të vizitojnë Kosovën. Në njoftim nga Gjykata Speciale, thuhet se...
    Lajme23 Tetor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka falënderuar USAID-in i cili qëndroi pranë Kosovës tash e 25 vjet. Me anë të një mesazhi,...
    Lajme23 Tetor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Ambassador Jörn Rohde, shprehet i kënaqur që iu bashkua ministrit Faton Peci në panairin Agri-Rinew 2024 në...
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Me tensione ka nisur seanca për konfirmimin e masës së sigurisë ndaj ish-presidentit të Shqipërisë Ilir Meta. Ai u përball me prokurorët...
    Lajme23 Tetor 2024
    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në pyetjen se kur do të ndërmarrë Qeveria e Kosovës hapa për dërgimin e...
    Lajme23 Tetor 2024
    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë sot se do të mbyllen të gjitha institucionet paralele të shtetit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.