×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Duke e mbështetur me kredi, Telekomin e nxorëm nga humnera dhe po e udhëheqim drejt zhvillimit

    FrontOnline
    23 Tetor 2024

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, ka thënë se në Kosovë zhvillimi i sektorit të komunikimeve elektronike po merr hov të ri.

    Kurti shtoi se e kanë nxjerrë Telekomin nga humnera përmes mbështetjes me kredi.

    “Në republikën tonë zhvillimi i sektorit të komunikimeve elektronike po merr hov të ri. Në shkallë regjioni Kosova e ka përqindjen më të lartë të shtrirjes së rrjetit dhe shërbimeve të internetit në amvisëri dhe biznese. Duke e mbështetur me kredi operatorin publik e nxorëm nga humnera dhe po e udhëheqim drejt zhvillimit. Telekomi i Kosovës në partneritet me gjigandët nga Suedia dhe Kroacia po i modernizon shërbimet e telefonisë mobile 4g dhe 5g në tërë vendin tonë. Pothuajse çdo ditë mund të shihni postime nga Telekomi  dhe ministria e Ekonomisë në lidhje me modernizimin e shërbimeve të Valës në komunat e vendit tonë anembanë përfshirë komunat veriore si rezultat i investimeve që po bëhen. Këto investime përveçse po përmirësojnë shërbimet e operatorit tonë publik kanë prodhuar efekte pozitive edhe në sektorin privat, me ç’rast edhe operatori tjetër po e zgjeron shtrirjen e rrjetit të shërbimeve 5g. Nga kjo konkurrencë që po nxitet nga ndërmarrja publike padyshim që qytetarët dhe bizneset do të përfitojnë në shërbime dhe në oferta. Falë këtyre zhvillimeve, Kosova po integrohet edhe më tej në hartën botërore të shërbimeve të internetit”, tha Kurti.

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Lajme23 Tetor 2024
    Ish-drejtori I Klinikës së Kardiologjisë, Lulzim Kamberi në një reagim për media ka renditur arsyet që kanë çuar tek dorëheqja nga ky...
    Lajme23 Tetor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, edhe të mërkurën po vazhdon dëshminë dëshmitari i 96-të i Zyrës së Prokurorit...
    Lajme23 Tetor 2024
    Qeveria e miratoi një nismë për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit “Protokoll për Trajnimin dhe Bashkëpunimin në fushën e Shëndetit Ushtarak” ndërmjet...
    Të tjera
    Kronika23 Tetor 2024
    Të martën një person është rrahur në Prishtinë. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje verbale ishte sulmuar fizikisht nga...
    Lajme23 Tetor 2024
    Të martën në Fushë Kosovë një grua ka raportuar që një burrë ka tentuar ta largojë nga banesa. “Është raportuar se viktimën...
    Lajme23 Tetor 2024
    Të hënën në Lipjan një motoikletë është goditur nga një automjet, ku ngasësi i motcikletës ka mbetur i lënduar. “Lëndime të rënda...
    Kronika23 Tetor 2024
    Një shtetas i huaj është dërguar dje pa shenja jete në spitalin e Prizrenit. Sipas raportit policor, lidhur me rastin janë intervistuar...
    Lajme23 Tetor 2024
    Sllovakia, një nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, ka vendosur ta mbyllë Zyrën e saj Ndërlidhëse...
    Lajme23 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përmbyllur vizitën e saj në Amerikë. Ajo njoftoi përmes një postimi në Facebook se vizita e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.