×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e nis mbledhjen për Procesin e Berlinit: Jemi mbështetës të palëkundur

    FrontOnline
    23 Tetor 2024

    Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, e ka nisur mbledhjen e qeverisë duke folur për Procesin e Berlinit, i cili shënoi 10-vjetorin disa ditë më parë.

    Gjatë fjalës së tij, Kurti tha se Kosova është e angazhuar shumë që 10 vjet për Procesin e Berlinit në mënyrë që të kurorëzohet suksesshëm.

    “Doli të jetë një proces i suksesshëm i cili ka afruar vendet e rajonit me njëra-tjetrën dhe të gjitha së bashku me BE-në. Kemi nënshkruar marrëveshjen e pestë në tri samitet e këtij procesi, ndërkohë paralajmëruam vendimin për t’i dhënë fund pritjes gati dyvjeçare që Bosnja dhe Hercegovina të ratifikojë marrëveshjen për lëvizjen e lirë me letërnjoftime të nënshkruara poashtu në Berlin më 3 nëntor të vitit 2022 duke ua mundësuar kështu qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës që të udhëtojnë me letërnjoftime në drejtim të Kosovës nga 1 janari i vitit të ardhshëm”, tha kryeministri.

    “Nënshkruam marrëveshjen e re për qasjen në arsimin e lartë dhe pranimin për të studiuar në Ballkanin Perëndimor që e nënshkruam në Berlin më 14 tetor është në vazhdimësi të marrëveshjes për njohjen reciproke të diplomave për institucioncet e arsimit të lartë. Një nxënës që sapo ka përfunduar shkollën e mesme apo një student që dëshiron të vijojë studimet master do ta ketë më të lehtë të fillojë studimet në institucionet publike të arsimit të lartë në njërin nga gjashtë vendet e Ballkanit Pernëdimor. Jemi mbështetës të palëkundur dhe anëtar fort aktiv i Procesit të Berlinit”, u shpreh Kurti.

    Të gjitha marrëveshjet e nënshkruara dhe deklaratat e miratuara gjatë samitit të Procesit të Berlinit, shefi i qeverisë i publikoi disa ditë më parë në rrjetin social “X”.

     

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme23 Tetor 2024
    Qeveria e miratoi një nismë për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit “Protokoll për Trajnimin dhe Bashkëpunimin në fushën e Shëndetit Ushtarak” ndërmjet...
    Lajme23 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së NISMA-së, Endrit Shala ka deklaruar se diaspora është zhgënjyer nga pushteti aktual. Shala tha për “Front Online” se...
    Lajme23 Tetor 2024
    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër një të pandehuri me inicialet K.H, për...
    Të tjera
    Kronika23 Tetor 2024
    Një shtetas i huaj është dërguar dje pa shenja jete në spitalin e Prizrenit. Sipas raportit policor, lidhur me rastin janë intervistuar...
    Lajme23 Tetor 2024
    Sllovakia, një nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, ka vendosur ta mbyllë Zyrën e saj Ndërlidhëse...
    Lajme23 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përmbyllur vizitën e saj në Amerikë. Ajo njoftoi përmes një postimi në Facebook se vizita e...
    Lajme23 Tetor 2024
    Çështja e njohjes së Kosovës, gjegjësisht heqja e vizave për qytetarët e Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, ishte në qendër të konferencës...
    Lajme23 Tetor 2024
    SHBA thotë se mbështet përpjekjet e SPAK-ut kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Qëndrimi i Uashingtonit u shpreh në një përgjigje të...
    Lajme23 Tetor 2024
    Sekretari i Degëve me Jashtë, njëherësh kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, është shprehur optimist se në zgjedhjet e 9 shkurtit diaspora do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.