×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Spanjë: Banda shqiptare grabiste shtëpi e lokale, paratë i investonin në plantacionet e marihuanës

    FrontOnline
    22 Tetor 2024

    Policia spanjolle gjatë ditës së djeshme ka arrestuar anëtarët e një organizate kriminale me origjinë shqiptare.

    Ky grup dyshohet se grabiste apartamente dhe lokale.

    Oficerët e Mossos d’Esquadra, operacionin e zhvilluan në disa rajone të Katalunisë.

    Që nga ora gjashtë e mëngjesit, oficerët e policisë u vendosën në Barcelonë, Cunit, L’Espelt, Òdena dhe Montmaneu (Anoia) dhe gjithashtu në Tàrrega e Urgell, për të arrestuar të dyshuari.

    Mediat spanjolle raportojnë se dyshohet që anëtarët e grupit kriminal kanë grabitur rreth 20 apartamente dhe lokale.

    Hetimet lidhur me këtë rast kishin zgjatur disa muaj dhe ka qenë i ndërlikuar, pasi grabitësit me prejardhje shqiptare, kishin përdorur teknika të përsosura të grabitjeve duke marrë shumë masa mbrojtëse.

    Disa nga sendet e grabitura, autorët i kishin fshehur në një zonë pyjore, transmeton Klankosova.tv

    Operacioni, në të cilin kanë marrë pjesë ekipet e ndërhyrjes si ARRO dhe Brigada Mobile ka synuar arrestimin e disa personave, të gjithë anëtarë të bandës së hetuar.

    Në mesin e të arrestuarve që DIC i Mossos kërkon të nxjerrë para gjykatësit janë drejtuesit e komplotit, kriminelë të rrezikshëm të kombësisë shqiptare.

    Nga hetimet policore rezulton se grabitjet kryheshin për sigurimin e fondeve për ti financuar më pas në plantacionet e marihuanës.

    Gjatë operacionit policia ka gjetur edhe 220 bimë marihuanë në Montmaneu, ndërsa në L’Espelt u gjetën 50 kilogramë sytha marihuanë.

    Biznesi fitimprurës dhe në të njëjtën kohë i paligjshëm i marihuanës në Katalonjë kontrollohet kryesisht nga shqiptarë, të cilët e kanë kthyer vendin në kopshtin e Evropës, pika nga ku prodhohet dhe dërgohet droga në veri.

    Vetëm këtë fundjavë u mësua se dy gjermanë po blinin marihuanë nga trafikantët e drogës.

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Ish-presidenti Ilir Meta i arrestuar të hënën me urdhër të SPAK, do të dalë nesër para gjykatës së posaçme kundër korrupsionit dhe...
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Qeveria italiane miratoi të hënën një ligj të ri që synon të tejkalojë pengesat juridike për zbatimin e marrëveshjes së debatueshme me...
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Presidenti Bajram Begaj u takua sot në Sarajevë me kryesuesin e radhës së Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Beqiroviq, si dhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Ish-presidenti Ilir Meta i arrestuar të hënën me urdhër të SPAK, do të dalë nesër para gjykatës së posaçme kundër korrupsionit dhe...
    Lajme22 Tetor 2024
    Dy të rinj vdiqën mbrëmjen e së hënës si pasojë e një aksidenti, që ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”. Florim dhe Ardit...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ferid Agani, përfaqësues i “Listës për Familjen”, ka komentuar mbi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2025, të cilat do të mbahen...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ministri i Bujqësisë Faton Peci është pyetur se pse Guxo nuk garon me logo në koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje. Peci ka thënë...
    Lajme22 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, deklaroi sot se presidentja Vjosa Osmani duhet të dorëhiqet nga detyra e saj për shkak të manipulimit...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka deklaruar se Britania e Madhe nuk e kundërshton hapjen e Urës së Ibrit, por tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.