×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kosova të procedojë me Asociacionin në këmbim të garancive për anëtarësim të përshpejtuar në NATO

    FrontOnline
    22 Tetor 2024

    Prishtina dhe Beogradi ranë dakord vitin e kaluar në Bruksel dhe Ohër mbi hapat që do të çojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve e që potencialisht do të përfundojë me njohje të ndërsjellë. Por, në këtë drejtim nuk është shënuar asnjë përparim. Çështja e Asociacionit të komunave serbe duket se mbetet një nga pikat e nxehta të debatit dhe Prishtina e Beogradi fajësojnë njëra tjetrën për mungesën e përparimit.

    Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien, i cili vizitoi së fundmi Kosovën dhe Serbinë tha se pret nga Kosova që ta dërgojë projekt-statutin mbi Asociacionin për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese ndërsa theksoi se ky mekanizëm nuk krijon një shtresë tjetër pushteti.

    Në një intervistë për Zërin e Amerikës kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, bie dakord se projekt-statuti duhet dërguar në gjykatë, por ai tha se situata aktuale, nuk është e lehtë për Kosovën, për shkak se Serbia nuk pranon t’i nënshkruajë marrëveshjet, si garanci për zbatim të tyre.

    Zoti Haradinaj propozon që Kosova të kërkojë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian si kundërvlerë për procedimin me Asociacionin, garanci për anëtarësimin e përshpejtuar të vendit në NATO.

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme22 Tetor 2024
    Dy deputetët e komuniteteve jo-shumicë në Kuvendin e Kosovës, Adem Hoxha nga partia e goranëve “Jedinstvena Goranska Partija”, dhe Fadil Gashi nga...
    Lajme22 Tetor 2024
    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) kanë reaguar ndaj deklaratave të deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja,...
    Lajme22 Tetor 2024
    Kryesuesi i Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Denis Beqiroviq, ka thënë të martën në Sarajevë se pret që përfaqësuesit e Republikës Sërpska nëpër...
    Të tjera
    Lajme22 Tetor 2024
    Time Kadrijaj nga AAK komentoi vizitën e O’Brien, duke theksuar se ajo është pjesë e një serie vizitash për shkak të situatës...
    Lajme22 Tetor 2024
    Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se gjatë periudhës tremujorit të fundit ka deklaruar se i ka shpenzuar 351...
    Opinione22 Tetor 2024
    Nga Hisen Berisha: Presidentja aktuale duhet të largohet nga detyra për shkak të procesit të kontaminuar dhe të pandershëm që çoi në...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka njoftuar se është takuar me Haluk Bayraktarin, shefin e kompanisë që prodhon dronët e njohur turk....
    Lajme22 Tetor 2024
    Ish-ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, njëherit nënkryetare e PDK-së, komentoi vizitën e Ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë,...
    Lajme22 Tetor 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Rashit Qalaj, i ka komentuar video-incizimet e publikuara, bisedat ndërmjet shefes së grupit parlamentar të VV-së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.