×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK deklaroi në KQZ se për tre muaj shpenzoi mbi 160 mijë euro

    FrontOnline
    22 Tetor 2024

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në raportin e shpenzimeve për tremujorin e fundit, ka bërë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës, për korrik, gusht dhe shtator ka shpenzuar 160 mijë e 137 euro.

    Shpenzimet më të mëdha, PDK-ja i pati për paga, ku në korrik, për paga i dha 50 mijë e 73 euro, në gusht 50 mijë e 660 euro, ndërsa në shtator veç 6 mijë e 696 euro, apo në total 107 mijë e 430 euro.

    Për tre muaj, PDK-së i shkuan 49 mijë e 444 euro në kategorinë “mallra dhe shërbime”, ku 22 mijë e 840 euro për këtë kategori i dha në korrik, 9 mijë e 930 në gusht, kurse 16 mijë e 673 në shtator.

    Ndërsa, për shpenzime të udhëtimit, PDK i dha për tre muaj 5 mijë e 390 euro, ku 2 mijë e 990 ishin shpenzime për udhëtim jashtë vendit në korrik, ndërsa në shtator ishin 400 euro shpenzime për udhëtim brenda vendit e 2 mijë për shpenzime të udhëtimit jashtë vendit.

    Për “shërbime të tjera kontraktuese”, PDK-ja për korrik i dha 14 mijë e 904 euro, në gusht 6 mijë e 577 euro dhe 5 mijë e 20 euro në shtator, apo në total plot 26 mijë e 501 euro.

    Kurse, shpenzimet e qirasë, për tre muaj PDK-së i kushtuan 5 mijë e 892 euro, ku 427 euro ishin pagesat e qirasë për ndërtesa në korrik, 425 euro i kushtoi e njëjta kategori në gusht, kurse në shtator 5 mijë e 129 euro.

    Për dreka zyrtare, PDK-ja gjatë korrikut pagoi 2 mijë e 48 euro, në gusht 799 euro ndërsa në shtator 88 euro, apo në total 2 mijë e 935 euro.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme22 Tetor 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Rashit Qalaj, i ka komentuar video-incizimet e publikuara, bisedat ndërmjet shefes së grupit parlamentar të VV-së...
    Lajme22 Tetor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, e ka publikuar raportin e shpenzimeve të partive politike në tremujorin e tretë të këtij viti. Partia opozita, Lidhja Demokratike...
    Lajme22 Tetor 2024
    Agon Batusha, deputet i Lëvizjes “Vetëvendosje” e vlerësoi vizitën e O’Brien në Kosovë si pozitive dhe në momentin e duhur. Ai theksoi...
    Të tjera
    Vip22 Tetor 2024
    Banori i Big Brother Vip Kosova 3, Besforti në një dialog me Lelën ka treguar lidhur me raportin e tij me Rrezartin....
    Lajme22 Tetor 2024
    Sot kandidatët që kanë aplikuar për t’u bërë ushtarë të Kosovës, janë në nënshtruar testit fizik. Në ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes ka...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euro Azinë, James O’Brien, ka qëndruar dje në Kosovë ku është pritur nga kryeministri...
    Lajme22 Tetor 2024
    Partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka raportuar se në tremujorin e tretë të vitit i ka shpenzuar 80 mijë e...
    Sport22 Tetor 2024
    Bayern Munich dhe Marseille i janë bashkuar Paris Saint-Germain në monitorimin e yllit të Manchester United, Marcus Rashford, megjithëse “Djajtë e Kuq”...
    Vip22 Tetor 2024
    U bë një kohë e gjatë që Kejvina Kthella nuk është pjesë e televizionit. Ish-banorja e ‘BBV2″, gjatë një bisede virtuale që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.