×
  • Lajme
  • Lajme

    Raporti i KQZ-së: AAK-ja për 3 muajt e fundit shpenzoi mbi 80 mijë euro

    FrontOnline
    22 Tetor 2024

    Partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka raportuar se në tremujorin e tretë të vitit i ka shpenzuar 80 mijë e 944 euro.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjatë muajit korrik, sipas raportit të publikuar nga KQZ-ja, ka shpenzuar 51 mijë e 878 euro për paga, ndërsa për muajin gusht nuk ka raportuar shpenzime, teksa për muajin shtator, kjo parti tha se për paga i ka shpenzuar 3 mijë e 257 euro.

    Në total, për paga AAK-ja në muajt korrik dhe shtator i ka shpenzuar 55 mijë e 136 euro, thuhet në raportin e KQZ-së, transmeton Klankosova.tv.

    Për shërbimet e telekomunikimit, përkatësisht për shpenzimet për internet, AAK gjatë gushtit ka raportuar se ka shpenzuar 809 euro, ndërsa në shtator 540 euro, që në total i bie 1 mijë e 349 euro.

    1 mijë e 561 euro AAK-ja i shpenzoi në mobile dhe pajisje, ku 810 euro ishin për mobile ndërsa 430 nuk janë të përcaktuara.

    Gjatë muajit korrik, kjo parti bëhet e ditur se i shpenzoi 2 mijë e 760 euro në blerje të tjera të mallrave dhe shërbimeve, ndërsa në gusht në këtë kategori i harxhoi veç 25 euro, që në total i bie 2 mijë e 785 euro.

    Për lëndë djegëse, AAK-ja në gusht i shpenzoi 223 euro, ndërsa në shtator 74 euro, transmeton Klankosova.tv.

    Më tej, në raport thuhet se AAK-ja për mirëmbajtje dhe riparime të tjera, në korrik  të këtij viti i shpenzoi 2 mijë e 686 euro, ndërsa për qira, në të njëjtin muaj i dha 3 mijë e 600 euro, ku 600 euro ishin të destinuara për pagesa të qirasë për makina.

    150 euro, partia e Ramush Haradinajt i dha për shpenzime të marketingut në muajin gusht, teksa shpenzime të tilla nuk pati në korrik e shtator.

    Për shpenzime të mbeturinave, AAK-ja i dha 180 euro në korrik, ndërsa për rrymë i dha 334 në shtator, që në total shpenzimet për kategorinë “shpenzimet komunale” kapën vlerën e 514 eurove.

    E, shpenzimet më të mëdha, pas pagave, ishin te ato pa kategori, ku AAK për tre muaj i dha plot 12 mijë e 864 euro.

    Në korrik, AAK-ja i dha 8 mijë e 192 euro, ku 2 mijë e 776 ishin për shpenzime të grupit parlamentar, 27 për “fee-banka”, 4 mijë e 20 euro për tërhqje për arkë, 1 mijë për pagesë të obligimeve për zgjedhjet e vitit 2021 dhe 368 për tatim në qira.

    Ndërsa në gusht, nga kjo parti u dhanë 3 mijë e 566 euro, ku 3 mijë e 550 ishin “tërheqje për arkë” dhe 16 për “fee – banka”. Kurse në muajin shtator, për “tërheqje për arkë” AAK-ja shpenzoi 1 mijë e 100 euro, ndërsa për “fee-banka” veç 5.7 euro.

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Lajme22 Tetor 2024
    Dritero Arifi ,njohës i çështjeve të politikës është deklaruar për FrontOnline për vizitën e James O’Brien në Kosovë dhe ka thënë e...
    Lajme22 Tetor 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar audio-incizimet Kusari-Radoiçiq dhe për, siç tha ai, inspektimet e veteranëve të luftës,...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka njoftuar se është takuar me Haluk Bayraktarin, shefin e kompanisë që prodhon dronët e njohur turk....
    Të tjera
    Lajme22 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka njoftuar se është takuar me Haluk Bayraktarin, shefin e kompanisë që prodhon dronët e njohur turk....
    Lajme22 Tetor 2024
    Ish-ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, njëherit nënkryetare e PDK-së, komentoi vizitën e Ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë,...
    Lajme22 Tetor 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Rashit Qalaj, i ka komentuar video-incizimet e publikuara, bisedat ndërmjet shefes së grupit parlamentar të VV-së...
    Lajme22 Tetor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në raportin e shpenzimeve për tremujorin e fundit, ka bërë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës, për...
    Lajme22 Tetor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, e ka publikuar raportin e shpenzimeve të partive politike në tremujorin e tretë të këtij viti. Partia opozita, Lidhja Demokratike...
    Vip22 Tetor 2024
    Banori i BBVK3, Besforti ka folur i përmalluar për djalin e tij, Lekën. Në një bisedë me Dianan, Besforti tregoi se sa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.