Në fshatin Gazivodë të Zubin Potokut është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 22 fishekë, një radio-lidhje, dy bateri, dhe një telefon.
Policia bën të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.