×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Arrestimi me forcë i Ilir Metës, reagon ministri i Brendshëm: U krye detyra dhe pikë

    FrontOnline
    22 Tetor 2024

    Pas arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ditën e djeshme (21 Tetor) me tre akuza, ka ardhur sot edhe reagimi i parë publik nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, pas polemikave për forcat që e zbatuan urdhrin e GJKKO dhe SPAK, për masën “arrest me burg”, mbi 3 vepra penale.

    Ministri thotë se arrestimi u bë nga Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit dhe se Meta i kundërshtoi, teksa efektivëve iu desh të ushtronin detyrën.

    Reagimi i ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha:

    “Kam ndjekur me vëmendje dhe respekt opinionet e një sërë analistësh të angazhuar mbrëmë, lidhur me ndalimin e shtetasit Ilir Meta, nga Policia e Shtetit. Fjalori ka qenë ekstrem për mënyrën sesi u ekzekutua urdhri i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ndaj shtetasit në fjalë.

    Janë përdorur etiketime të rënda ndaj Policisë dhe janë akuzuar efektivët e saj për faje, që nuk i kanë bërë, dhe reagimi ndaj rezistencës me forcë të personit, që kishin detyrë të ndalonin është nxjerrë jashtë kontekstit të ngjarjes.

    Janë hedhur edhe variante alternative për mënyrën se si duhej kryer, ku duhej kryer, e kur duhej kryer ndalimi i shtetasit Ilir Meta, për shkak të asaj ç’ka ai ka përfaqësuar në dekadat e jetës politike shqiptare. Nuk dua të bëj asnjë polemikë me zotërinjtë dhe zonjat e angazhuara, në ekranet e këtij diskutimi.

    Ata kishin mbrëmë, përtej pozicionimeve të njohura, edhe avantazhin e spektatorit në dhënien e gjykimeve, jashtë dinamikës dhe tensionit të ngjarjes. Por e ndjej për detyrë të shprehem në emër të atyre efektivëve, të cilët nuk e meritojnë trajtimin tejet tendencioz, që iu bë operacionit të tyre.

    Për zbatimin e vendimit të Gjykatës u angazhuan efektivë të Forcës Lëvizëse Operacionale, forcë e posaçme e trajnuar dhe specializuar për të ndjekur protokollet standarde sipas rastit, dhe jo punonjës të Rendit, që është një forcë shërbimi ditor.

    Ata fatkeqësisht u përballën me një subjekt, që kundërshtoi forcërisht t’i nënshtrohej vendimit të Gjykatës, sapo mori dijeni për të. Kjo është zanafilla e ngjarjes dhe nga këtu fillon arsyetimi sipas protokollit, që Policia e Shtetit ndjek në ekzekutimin e një vendimi ndalimi.

    Me këtë fakt lidhet edhe e gjithë shija, sigurisht jo e mirë e skenës që u krijua. Nëse shtetasi Ilir Meta nuk do ta kishte kundërshtuar ekzekutimin e vendimit, dinamika e ngjarjes nuk do të kishte prodhuar asgjë tjetër, përveçse kalimin e qetë të tij, nga automjeti privat në automjetin e shoqërimit në Polici.

    Nga ana tjetër, askush nuk e thotë dot, që ajo shfaqje e dhunshme kundërshtie, nuk do të kishte qenë e njëjta kudo tjetër, ku do të mund të bëhej ndalimi i tij. Madje sipas analizës përgatitore të operacionit, në të tjera rrethana, rezultati mund të kishte qenë edhe më problematik për shijen e atyre, që mbrëmë e trajtuan Policinë si autore të një operacioni të dhunshëm.

    Por fatkeqësisht dhe çuditërisht, të gjithë ata “harruan”, që vetëm kundërshtimi i saj me dhunë dhe asgjë tjetër, e bëri të pashmangshëm shoqërimin me forcë të shtetasit Ilir Meta. Për pasojë edhe skenën shqetësuese!

    Prandaj me keqardhje të sinqertë për pamundësinë e shmangies së shoqërimit të tij me forcë, jam po ashtu i keqardhur, që nuk bie dot dakord me optikën e akuzatorëve të mbrëmshëm të Policisë së Shtetit.

    Me fjalorin e tyre ekstrem ndaj efektivëve të saj, jo dhe jo. Kurrën e kurrës.

    Dhe në fund, e shoh të nevojshme të nënvizoj një të vërtetë absolute dhe fare banale. Kur Policia e Shtetit, jo në Shqipëri, por kudo në botë, merr një urdhër arresti, nuk ka në dispozicion shumë opsione, por vetëm një: Të ndalojë personin e kërkuar dhe pikë. As mund ta lajmërojë, as mund ta ftojë dhe as mund të koordinojë me të, vendin dhe orën e ndalimit. Të gjitha këto nuk janë thjeshtë të pamundura, por janë vepër penale, që ndëshkohen me burg.

    Pra, Policia e Shtetit dje kreu detyrën dhe u detyrua ta kryente duke përdorur forcën, për gjithë sa sqarova më lart, duke iu referuar dinamikës së ngjarjes, jo dëshirës, sesi do të kishte qenë më mirë të ndodhte apo të mos ndodhte”.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka përkujtuar ambasadoren Tina Kaidanow e cila vdiq pak ditë më parë. Në një postim...
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Ervin Hoxha, e ka konsideruar të pashmangshëm shoqërimin me forcë të ish-presidentit Ilir Meta. Reagimi i tij...
    Bota/Rajoni22 Tetor 2024
    Një aksion policor i forcave speciale solli ditën e djeshme arrestimin e ish-presidentit dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Mesditën...
    Të tjera
    Lajme22 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Kongresmenin Mike Lawler derisa po qëndron në Amerikë. Në një postim në “X”, e...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier tha se në takimin e Ndihmës Sekretari Smerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
    Kronika22 Tetor 2024
    Për shkak se prokurori ka paraqitur kërkesë në Gjykatë për shtyrje të seancës, është anuluar seanca e së martës në rastin ku...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Geci, i cili po dëshmon sot në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë, ka...
    Lajme22 Tetor 2024
    Në fshatin Gazivodë të Zubin Potokut është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij  janë gjetur dhe konfiskuar 22...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Geci, i cili po dëshmon sot në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.