Deputeti i PDK-së, njëherit edhe kryetar i kësaj partie në Podujev, Isak Shabani, për Front Online shprehet skeptik për përfundimin e rrugës Prishtinë-Podujevë brenda këtij viti.
‘’Po me thënë të drejtën premtime ka pasur me 2022 që do të përufundon e sot jemi në vitin 2024. Si duket kjo rrugë nuk pritet të përfundoj brenda këtij viti. Ata po thonë se pjesët e asfaltimit do të përfundojnë këtë vit, por urat do i rregullojnë vitin e ardhshëm’’ thotë ai.
Shabani, shprehet se për shkak të kësaj rruge janë duke pësuar shumë qytetarët dhe bizneset.
‘’Por mbi të gjitha, po pësojnë shumë qytetarët dhe bizneset. Është maltretim i veçantë, prandaj nuk do shumë koment’’ potencon ai.
Sipas deputetit të PDK-së, njëherit kryetari kësaj partie në Podujevë, Isak Shabani, nga përvoja e deri tanishme, nuk shprehet optimist për mbarimin e kësaj rruge.
‘’Pritet koha me e vërtetu këtë, a do e realizojnë këtë, por nga përvoja deri tanishme, zor që e realizojnë’’ deklaroj ai për FrontOnline.
Podujeva e “përjetimeve”/ Gropa e pluhur në autostradën që nuk përfundon kurrë!