×
  • Sport
  • Sport

    “Ndarja po troket”, City ia cakton çmimin De Bruynet

    FrontOnline
    22 Tetor 2024

    Prej 9 vitesh tashmë, “fantazisti” belg, Kevin De Bruyne është “gurthemeli” i mesfushës së “Qytetarëve” të Manchester City, me 32-vjeçarin, i cili mund të konsiderohet lehtësisht si një prej “legjendave” të klubit, për të mos thënë lojtari më i mirë në historinë e kampionëve aktual të Evropës, teksa deri më tani plot 17 trofe me “Blutë” e Mançesterit.

    Mirëpo, duket se “aventura” e tij, në “Etihad” po shkon drejt fundit, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave, kryesisht atyre britanike, “ylli” i mesfushës nuk ka dhënë ende shenja se kërkon të rinovojë kontratën me “Qytetarët” e për këtë aryse këtë të fundit janë të gatshëm të heqin dorë nga “legjenda” e tyre, mirëpo vetëm me një çmim.

    Bordi i “gjigantëve” anglezë, nuk pranon më pak se 100 milionë euro për kartonin e 32-vjeçarit, i cili ende mund të japë shumë në fushën e blertë, pa llogaritur këtu, shifër më e madhe se 76 milionë eurot e harxhuara për ta blerë në verën e vitit 2015, nga gjermanët e Wolfsburg.

    Ndërkaq, përsa i përket statistikave dhe trofeve, te “Qytetarët”, De Bruyne ka zhvilluar plot 388 ndeshje, ku ka arritur të shënojë plot 103 gola, si dhe të dhurojë 171 asistime, përcjell abcnews.

    Përsa i përket trofeve, te Manchester City “ylli” belg ka arritur të fitojë 5 herë trofeun e Premier League, 5 herë trofeun e EFL Cup, nga 2 herë trofetë e FA Cup dhe Community Shield, 1 UEFA Champions League, 1 Superkupë Evrope, si dhe një Botëror të Klubeve.

     

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Sport22 Tetor 2024
    Fundi i sprovës. Neymar Junior më në fund është rikthyer në fushën e blertë: dje, pas më shumë se një viti mungese,...
    Sport21 Tetor 2024
    Një mur autentik mbrojtës, prej atyre të modës së vjetër, i aftë për t’i futur në xhep 9-shet më të rëndësishmet të...
    Sport21 Tetor 2024
    Neymar ka hyrë në fushë për herë të parë që nga një dëmtim i rëndë vitin e kaluar.  Braziliani kishte kaluar 370...
    Të tjera
    Lajme22 Tetor 2024
    Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Geci, i cili po dëshmon sot në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë, ka...
    Lajme22 Tetor 2024
    Në fshatin Gazivodë të Zubin Potokut është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij  janë gjetur dhe konfiskuar 22...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fadil Geci, i cili po dëshmon sot në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë, ka...
    Lifestyle22 Tetor 2024
    A keni menduar ndonjëherë se si bëjnë para aplikacionet falas për shkëmbim mesazhesh si WhatsApp? Kur bëhet fjalë konkretisht për WhatsApp-in, sigurisht...
    Lajme22 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se “është e rëndësishme që bashkëpunimi ndërmjet vendeve të BE-së dhe Serbisë të mos vijë...
    Lajme22 Tetor 2024
    Gjatë 24-orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 2088 tiketa trafiku. Bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe kohore kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.