×
  • Lajme
  • Lajme

    O’Brien: Dërgimi i Asociacionit në gjykatë zotim bazë, nuk e presim vetëm nga Kurti e kanë premtuar edhe kryeministra tjerë

    FrontOnline
    21 Tetor 2024

    Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova duhet të dërgojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kushtetuese.

    “Dërgimi i Asociacionit në Kushtetuese është zotim bazë. Nuk e presim vetëm nga kryeminstri Kurti, por kanë qenë edhe disa kryeministra të mëhershëm që e kanë bërë, prandaj e presim këtë edhe nga Kosova”, tha O’Brien.

    O’Brien theksoi se Asociacioni është mënyrë që komunat e ngjashme të shkëmbejnë përvoja dhe të flasin se si do t’i trajtojnë problemet.

    “Asociacionet janë shumë të zakonshme në Evropë, sa e dijmë ne, janë mbi 400 asociacione të tilla nëpër tërë Evropën. Asociacioni nuk krijon një qeverisje apo një shtresë tjetër, por është një mekanizëm për bashkërenditje, siç e shohim ne në Italinë Veriore apo në ishujt e Suedisë apo në Belgjikë”, tha O’Brien në “Politiko” në Kanal 10.

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme21 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, po qëndron për një vizitë zyrtare në ShBA. Haradinaj sot ishte në Pentagon,...
    Lajme21 Tetor 2024
    Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”. Kështu ka deklaruar për Klankosova.tv...
    Lajme21 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti është deklaruar së fundit përmes një reagimi në facebook, mbi takimin që zhilloi sot me ndihmësekretarin Jim O’Brien. Ai...
    Të tjera
    Sport21 Tetor 2024
    Neymar ka hyrë në fushë për herë të parë që nga një dëmtim i rëndë vitin e kaluar.  Braziliani kishte kaluar 370...
    Lajme21 Tetor 2024
    Sonte në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet me të paktën tri automjete të përfshira. Daut Hoxha, zëdhënës...
    Lajme21 Tetor 2024
    Sonte në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës,...
    Bota/Rajoni21 Tetor 2024
    Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha se në selinë e NATO-s në Bruksel, diskutuam mbi detyrat dhe prioritetet me fokus arritjen...
    Lajme21 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka treguar detaje nga takimi i tij me komandanten supreme të FSK-së, Presidenten Vjosa Osmani. Në një...
    Bota/Rajoni21 Tetor 2024
    Më 29 tetor në Shqipëri do të ketë protestë sërish. Kjo u bë e ditur nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.