×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria nis hetimet edhe ndaj Liburn Aliut, dyshohet se i shkaktoi dëm miliona euro shtetit

    FrontOnline
    21 Tetor 2024

    Prokuroria Speciale ka marrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve në çështjen e ambalazhuesve të ujit. Gazeta Nacionale ka siguruar aktvendimin, ku i pandehur rezulton të jetë Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu.

    Sipas dokumentit të siguruar, ministri Liburn Aliu dyshohet se gjatë periudhës kohore, perj vitit 2021-2024 në cilësinë e përsonit zyrtar, pra si ministër, me qëllim të përfitimit të kungërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo të tjerët dhe për ti shkaktuar dëm Buxhetit të Republikës së Kosovës, ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

    Ai dyshohet se duke qenë në dijeni se zyrtarët e kësaj Ministrie të pandehurit Izedin Bytyqi e Naser Hafizi vepruan në kundërshtim të plotë me rregullat, procedurat e ligjet në lidhje me llogaritjen e borxheve.

    Ministri Liburn Aliu dyshohet se ka lejuar, me qëllim përfitimi e për ti shkaktuar dëm buxhetit të shtetit, që operatorëve ekonomik të u zvogëlohen borxhet.

    Më këtë sipas aktvendimit për zgjerimin e hetimeve, Ministri Aliu i ka shkakatuar dëm boxhetit të Kosovës miliona euro.

    Dyshohet se vepruan bashkë me ministrin Aliu: Dosja e Hafizit

    Me pagë vetëm 732 euro në muaj vetëm në shkurt të këtij viti ka pasur qarkullim bankar prej 395 mijë eurove – dhe vetëm brenda një viti ka blerë katër banesa.

    Kështu skicohet boshti i dyshimit mbi Naser Hafizin – zyrtarin e lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Mjedisit – i cili u arrestua ditë më parë.

    Rasti në fjalë ka të bëjë me dy zyrtarë në ministrinë e Liburn Aliut, të cilat dyshohen për përfsirje në shlyerje e ulje të borxheve për ambalazhues të ujit.

    Dosja e Prokurorisë që siguroi televizioni ‘ATV’ shtjellon se si Hafizi – përveç zyrtar me shef Liburn Aliu edhe pjesëtar e simpatizant i Vetëvendosjes – ka një diskrepancë të madhe mes të hyrave të pakta dhe të blerave të mëdha e qarkullimit enorm të parave në bankë.

    Me qëllim të fshehjes së këtij aktiviteti dhe burimit të vërtetë të pasurisë të hollat para nga keshi i ka futur në sistemin bankar ashtu që ka bërë deponime përmes sistemit ATM ku nga viti 2018-2024 ka deponuar 109 mijë e 360 euro , ashtu që në vitin 2022 i ka deponuar në kesh 31 mijë e 640 euro, ndërsa në 2023 – 51 mijë e 70 euo, si dhe shuma të tjera në vite të ndryshme”.

    Ka bërë deponime përmes llogarive bankare të familjarëve, kinse si kursim, huazim apo dhuratë nga personat e tjerë. Një pjesë të huazimeve i ka kthyer në kesh edhe pse i ka marrë me transferim bankar”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

    Në dyshimet për deklarimin e rrjeshëm të pasurisë Hafizi rezulton që për një periudhë vetëm njëvjeçare ka blerë edhe katër banesa në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.

    Nuk e ka deklaruar banesën në rrugën Bill Klint, ndërsa në vitin 2022 e ka blerë banesën në Zonën Kadastrale në Fushë Kosovë… Ndërsa vetëm për një vit ka blerë katër banesa në Prishtinë dhe Fushë Kosovë”, thuhet në dosje.

    Nga zbulimi i të dhënave financiare ka rezultuar se nuk ka të hyra të tjera përveç pagave të tij, bashkëshortes dhe babit të tij të cilat kapin vlerën rreth 1 mijë e 600 euro”.

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme21 Tetor 2024
    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, tha të hënën se do të luftojë deri në momentin e fundit për zgjidhje kompromisi me Kosovën. “Do...
    Lajme21 Tetor 2024
    Një aksident me fatalitet ka ndodh në autostradën “Ibrahim Rugova”. Aksidenti ka ndodh sonte dhe atë e ka konfirmuar edhe Policia. “Me...
    Lajme21 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, po qëndron për një vizitë zyrtare në ShBA. Haradinaj sot ishte në Pentagon,...
    Të tjera
    Vip21 Tetor 2024
    Opinionistja, Olta Gixharri ka komentuar imitimin e Rezit ndaj Burimit, njofton Klankosova.tv. Derisa ka përgëzuar qasjen e Burimit ndaj klipit të shfaqur,...
    Sport21 Tetor 2024
    Një mur autentik mbrojtës, prej atyre të modës së vjetër, i aftë për t’i futur në xhep 9-shet më të rëndësishmet të...
    Lajme21 Tetor 2024
    Një aksident me fatalitet ka ndodh në autostradën “Ibrahim Rugova”. Aksidenti ka ndodh sonte dhe atë e ka konfirmuar edhe Policia. “Me...
    Lajme21 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, po qëndron për një vizitë zyrtare në ShBA. Haradinaj sot ishte në Pentagon,...
    Lajme21 Tetor 2024
    Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova duhet të dërgojë Asociacionin e komunave me...
    Vip21 Tetor 2024
    Del klipi i përplasjes së Rezit me Gresën – Ja si nisi gjithçka! Gjatë spektaklit të BBVK, është shfaqur klipi i përplasjes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.