×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Dhuni’mi në një vilë në Novobërdë, Prokuroria autorizon hetime që policia ta identifikojë të dyshuarin

    FrontOnline
    21 Tetor 2024

    Më 19 tetor, në një vilë në Novobërdë është dhunuar një grua. Lajmin e bëri të ditur dje Policia përmes raportit 24 orësh.

    Aty thuhej se viktima është dërguar në strehimore.

    DHUNIM- Novobërdë / 19.10.2024 – 22:00. Dyshohet se rasti ka ndodhur në një vilë. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në strehimore dhe rasti është duke u hetuar.”

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka thënë se kanë autorizuar policinë që të ndërmarrin veprime hetimore që të identifikohen të dyshuarit.

    Prokuroria shton se me urdhër të prokurorit e dëmtuara është dërguar në ekzaminim gjinekologjik.

    Rasti po hetohet.

    “Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka autorizuar policinë që të ndërmarrin veprime hetimore, në mënyrë që të identifikohet/en kryesësi/it e kësaj vepre penale. Nga prokurori kujdestar rasti është kualifikuar si ‘’Dhunim’’ dhe me urdhër të prokurorit e dëmtuara është dërguar në ekzaminim gjinekologjik. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë në Gjilan për Express.

    Sinjali raporton se viktima është një 19 vjeçare e cila kishte shkuar me shokë e shoqe në vilën ku ndodhi rasti.

    Gjatë periudhës sa ata kanë qëndruar në vilë, njëri prej tyre po dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën, pa dëshirën e saj.

    Bazuar në dëshminë e vajzës dhe rrëfimit që e ka dhënë, ajo dhe miqtë e saj kishin shkuar të dehur atje, pasi fillimisht kanë qëndruar në një lokal në Gjilan.

    Sipas Sinjalit pasi ndodhi rasti, i dyshuari e ka dërguar viktimën në Gjilan dhe e ka lënë diku në një rrugë.

    Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)
    Nga Rubrika
    Lajme21 Tetor 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit pritet lokalisht të ketë mjegull...
    Lajme21 Tetor 2024
    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, tha të hënën se do të luftojë deri në momentin e fundit për zgjidhje kompromisi me Kosovën. “Do...
    Lajme21 Tetor 2024
    Një aksident me fatalitet ka ndodh në autostradën “Ibrahim Rugova”. Aksidenti ka ndodh sonte dhe atë e ka konfirmuar edhe Policia. “Me...
    Të tjera
    Vip21 Tetor 2024
    Një imitim i aktorit Rezi, kundrejt Burimit, ka nxitur debat sonte në Prime. Në videon e transmetuar, ka reaguar vet Burimi, por,...
    Vip21 Tetor 2024
    Opinionistja, Olta Gixharri ka komentuar imitimin e Rezit ndaj Burimit, njofton Klankosova.tv. Derisa ka përgëzuar qasjen e Burimit ndaj klipit të shfaqur,...
    Sport21 Tetor 2024
    Një mur autentik mbrojtës, prej atyre të modës së vjetër, i aftë për t’i futur në xhep 9-shet më të rëndësishmet të...
    Lajme21 Tetor 2024
    Një aksident me fatalitet ka ndodh në autostradën “Ibrahim Rugova”. Aksidenti ka ndodh sonte dhe atë e ka konfirmuar edhe Policia. “Me...
    Lajme21 Tetor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, po qëndron për një vizitë zyrtare në ShBA. Haradinaj sot ishte në Pentagon,...
    Lajme21 Tetor 2024
    Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova duhet të dërgojë Asociacionin e komunave me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.